Pamje nga prishja e objekteve të paligjshme

Opinion

Pse ndërhyhet çdo vit për ndërtimet e paligjshme

5 Korrik 2021, 13:24| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 13:29

  • Share

Duket se kushtet e pandemisë nuk i kishin penguar ndërtimet paq leje. Sidomos ato në vijën bregdetare që është më e lakmueshmja. Madje gjatë periudhës së mbylljes prej pandemisë ndëtimet pa leje kanë patur rritje të mëtejshme duke prekur jo vetëm sekstorin e turizmit por dhe banesa të stilit zë tokë e ndërto në hapësira jo vetëm publike por dhe në ato që kanë pronarë.

Duke marrë parasysh dhe periudhën që vendi hyri në fushatë elektorale duket se është normë që gjatë kësaj periudhe të ketë një shtim të paligjshmërisë në ndërtime. Së fundmi, në operacionin e nisur në muajin qershor, “Bregdeti ynë” mësohet se vetëm gjatë vijës bregdetare Velipojë- Ksamil janë prishur 130 objekte që kanë qenë ndërtime pa leje. Po kështu sipas raportimit të ministrit Çuçi, janë shtuar penalitetet duke vendosur rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, ashtu siç po vijon punë për evidentimin e subjekteve që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirën bregdetare.

Në këndvështrimin e ndërtimiit të shtetit ligjor dhe të respektimit të normave si të ligjeve për pronën ashtu dhe atë mbi shfrytëzimin e drejtë të saj, këto aksione natyrisht që duhen mbështetur. Paligjshmëria dhe toleranca e treguar në gjithë këto vite nga autoritetet shtetërore për zaptuesit për efekte elektorale, kanë agravuar më tej problemin e pronës në Shqipëri dhe shfryrëzimin pa kriter të saj.

Në këtë aspekt, sidomos në zonat e jugut ku çështja e pronësisë në bregdet nuk është ende e zgjidhur, ndërtimet e paligjshme dhe zënë pronat e të tjerëve, janë të mirëpritura. I vetmi problem mbetet që këto aksione të mos nisin në prag të sezonit turistik gjë e cila krijon impakt jo të këndshëm visual. Në këtë aspekt detyrohemi të paguajmë pikërisht mosfunksionimin e pushtetit vendor në zona të gjera bregdetare, për të efidentuar dhe mos lejuar ndërtimin e paligjshëm.

Problematika e krijuar sidoqoftë nuk mund të mbetet si një çështje që i kaon vitit pasardhës dhe që I përcillet sezonit tjetër turistik. Nëse u bë një ndërhyrje për këtë periudhë të vitit, është e panatyrshme që një aksion i ngjashëm të përsëritet në shkallë të gjerë dhe vitin pasardhës. Pasi në këtë mënyrë ose nuk është bërë me efektivitet aksioni i këtij viti, ose autoritetet janë aq tëverbëta pëe ndërtimet pa leje që u shtokan vit pas viti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?