Pse norvegjezët e hungarezët bëjnë plazh në shtator? Rrëfimi i veçantë i turistëve në Sarandë

24 Shtator, 14:46| Përditesimi: 24 Shtator, 15:49

  • Share

Edhe pse vjeshta ka trokitur në Sarandë, plazhet vazhdojnë të jenë të mbushura me pushues, duke dëshmuar se ky qytet bregdetar mbetet një destinacion i pëlqyer gjatë gjithë vitit. Edhe kur reshjet e shiut pushtojnë qytetin për disa ditë, sapo del dielli, pushuesit rikthehen në plazh.

Kryesisht gjen turistë të huaj nga Europa qendrore si dhe vendet nordike. Një çift hungarez dhe dy të rinj spanjollë shprehen me entuziazëm për përvojën e tyre në Sarandë.

“Kaluam një javë të mrekullueshme në Sarandë. Ditët me shi i shfrytëzuam për të vizituar monumentet historike të qytetit, dhe na la një përshtypje të shkëlqyer. Do të rikthehemi sërish", tha turistja nga Hungaria

 "Çmimet janë më të lira se në Spanjë. Në përgjithësi po kalojmë mirë megjithatë do të dëshironim të gjenim më shumë ushqime tradicionale ketu, siç patëm rastin të shijojmë në Tiranë”, tha turisti nga Spanja.

“Çmimet në hotele janë më të lira se në Spanjë, ndërsa kushtet pothuajse të njëjta. Po kalojmë mirë, bregdeti këtu na pëlqen, natyra. Do e rekomandoja Sarandën tek miqtë, shton shoku i tij.

Një zonjë e moshuar nga Norvegjia, e cila po pushon në bregdetin jonian së bashku me motrën e saj tha se do ta rekomantojnë Sarandën tek miqtë e të afërmit.

"Jemi të mahnitura nga qyteti dhe mikpritja e njerëzve. Patjetër do ta rekomandojmë si një destinacion turistik", shprehet ajo për Report tv.

Pavarësisht ndryshimit të stinëve, Saranda vazhdon të mahnisë vizitorët e saj me bukurinë natyrore, mikpritjen e ngrohtë dhe historinë e pasur. Kjo e bën këtë qytet një thesar të vërtetë të rivierës shqiptare, i cili vazhdon të tërheqë turistë gjatë gjithë vitit.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhefri: 25/09/2024 18:43

    Nuk e kuptuam:Pse turistët e bënin plazhin në shtator??????

    Përgjigju
    • AllyG: 27/09/2024 06:09

      Tamam

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?