Kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i kërkoi linja hekurudhore, ndërsa theksoi se Tiranë-Durrës është drejt përfundimit. Rama tha se kur kanë marrë qeverisjen e gjetën buxhetin gropë, ndërsa u kujtoi ndjekësve edhe transformimet që janë bërë, duke u thënë se nuk kishte rrugë për të shkuar deri në aeroport.
“Ne nuk bëjmë trena, bëjmë hekurudha. Tiranë-Durrës është drejt përfundimit, janë një sërë projektesh të tjera që janë pjesë e mandatit të katërt. A ju kujtohet si ka qenë rruga nga aeroporti në Tiranë, a e mbani mend si ka qenë, nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, më diskutoni tani hekurudha, e kishim buxhetin gropë, kompanitë rrinin me një këmbë si gjysmagjeli, se nuk i kishte paguar më qeveria për kontrata. Ca po më thua nuk bën ti tre, hekurudhat i kemi nisur do ti bëjmë se kemi marrë financime nga Europa, bankat europiane”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro (VIDEO)
SI.E./I.M/ReportTv.al
