Edi Rama dhe avion zjarrfikës

Politikë

Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës? Rama: Duhen bërë ca llogari, mirë do ishte t'i kishim, por gjithsesi shkaqet e zjarreve janë më komplekse

13 Gusht, 12:51| Përditesimi: 13 Gusht, 22:39

  • Share

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët e fundit, i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë thotë se përpos faturave ekonomike, situata e rëndë të zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës.

E këtu Rama sjell shembullin e Greqisë që posedon 77 avionë zjarrfikës, por zjarret e fuqishme të ditëve të fundit e kanë gjunjëzuar edhe shtetin fqinj.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë asesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…

Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!

Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull:

Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pak a shumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.

Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”, thotë Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

V.GJ /A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 13/08/2025 21:07

    Po ne kemi satelite cna duhen mjetet ajrore per zjarret???? Luftoni kriminalitetin e zjarrvenesve por merrini edhe ca masa rezerve se nuk behet qameti se normalisht duhet parandalim dhe kujdes e pastaj mjete per kurim o zotni

    Përgjigju
  • Alb: 13/08/2025 17:31

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
    • Efuard: 13/08/2025 18:32

      Se kuptoj kyt ragin të kryminisyrit tonë mos mos bani krahasimi më vendet e tjera ku ka një dendesi të madje pulli kurse nëve vetëm shkurre që më një ragim të shpejt fiken pa marrë plrmasa të mëdha por kur ska ragimim të shpejt efhe shkurret përparojn i afrohen zonavr të të banuara derii sa të vijnë.ato avionë.nga bota shkurret kan ba km po ul kokën edhr vend ligjin e fatkëqesis natyrore janë fshtra të rrenuar më një bageti jetojnë

    • Lui: 13/08/2025 18:25

      Të ishte PPSH, as edhe një shkëndijë nuk do dukej as në fshatin më të humbur.

  • Ledi: 13/08/2025 16:28

    Zoti kryeminisyer llogaria eshte e thjesht se dy avion qe tha Zoti Vengu qe do blihen do kushtonin sa 1 e dhjeta e kostos qe vjen nga zharret . Mis shikoshembujt e shteteve te tjera por kujtou se nje e treta e siperfaqes shqiptare edhte fushe dhe shumica eshte male qe kerkojne me cdo kusht Shqiperia te kete avionet e saj dhe jo te presim sa tevone mjetet ndihmese nga europa . Per zjarrvenesit kriminel te ipet denim mbi 25 vjet dhe te ju sekuestrohet oasuria per cdemtimin e te pafajshemve. Te hidhen ne rruge pa meshire

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 13/08/2025 16:11

    Prej dy muajsh qe keni shperdoruar fondet e ketij viti me veprime jo profesionale e jo te pergjgjeshme. -------- Kryeministri e Qeveria e Opozita institucionale te mos perserisin propaganden e 35 viteve te fundit, por t'ua marrin parate oligarkeve me VKM te posacme, ashtu sic iu kane dhuruar shansin, permes qindra e ndoshta mijera VKM-ve te posacme, te behen oligarke "me biberon", per te ringritur sistemin e ruajtjes e te shpetimit te pyjeve e te territorit, duke punesuar roje e agronome pyjesh e deri te zjarrfikesit, duke blere pajisjet e duhura qe nga veshjet e sigurta per punonjesit e deri te helikopteret e avionet profesionale.

    Përgjigju
  • Lui: 13/08/2025 16:10

    E pranoni edhe vetë z. Kryeministër që sa më shumë aq më mirë. Atëherë mundohuni të bëni investime të zgjuara. Blini 2-3 avionë, 3-4 helikopterë antizjarr si edhe një flotë rreth 10-15 kamionë zjarrfikës. Dhe mos blini 15 autoambulanca për drejtorinë e burgjeve, apo mos paguani aq shumë dieta, karburant, telefon dhe pagesa ekstra për komisione parlamentare që as edhe një punë nuk mbarojnë ata deputetë. Vetëm me këto nëse kursen, i blen avionët dhe helikopterët antizjarr bashkë me kamionat zjarrëfikës dhe me pajimet moderne për ata heronj zjarrëfikës.

    Përgjigju
  • Adi: 13/08/2025 15:34

    Nëse blejmë aeroplan s'mund të ndërroj kravatat çdo orë, jini në mend ju apo jo? Syzet, tutat ...... s'mund t'a ndërroj tani stilin e jetës!?

    Përgjigju
  • Arber: 13/08/2025 15:07

    Hajt se avionet nuk duhen sepse kemi prioritet te bejme tunele per plazhet ne Palase apo ti sjellim uje Sazanit per investitore strategjike apo miq te pushtetit..Shqiperia si sot edhe 100 vjet prone e politikanve plaçkites dhe servile qe vetem duan pushteti dhe jane gati te falin vendin dhe varferojne me shume popullin.Zogu, Esat pasha , enveri apo edhe saliu duke fale jugosllaveve dhe grekeve per pushtetin e tyre

    Përgjigju
  • jon: 13/08/2025 14:46

    Zjarret nuk ndizen vetë prandaj mund të thuash që janë vetëm banorët (sigurisht të pa ndërgjegjshëm dhe idjotë)që i ndezin dhe pasojat janë këto katastrofike...nuk shkon njeri nga qyteti në mal për ti vënë flakën.Ligji për këta kriminel duhet të jetë i njëjtë me vrasjen.

    Përgjigju
  • Cimi: 13/08/2025 13:34

    "Piromane do te marrin ndeshkimin qe meritojne". Slogan i njejte per 20 vite. Pyetja eshte: A kemi pilote per avione dhe helikopter per shuarjen e zjarreve? A kemi polici pyjore? A kemi nje strategji dhe a eshte punuar per mbrojtjen e pyjeve nga zjarri (llogore, sensore, polici, mjete parandaluese)? Sa zjarrefikese ka Shqiperia? Sa jane blere nga shteti dhe sa jane ofruar si donacion? Se ne jemi pabuksa per zjarrfikese POR per deputetet e ministrat blejme Mercedes S Class. E meqe shteti do te vendose siguracion te detyrueshem per termetin qe bie nje here ne 10 apo 20 vjet, perse nuk vendos qe siguracioni te mbuloje dhe djegien dhe permbytjen? Apo nuk do qe te rimbursoje?

    Përgjigju
  • asolingo: 13/08/2025 13:25

    "Rëndësi "ka të paguhen dietat e deputetëve dhe rogat e majme ,turp tju vijë dhe thua do ndëshkoj zjarrvënësit(dhe mirë do bësh).Po a i keni ju kopetencat apo spaku dhe tjetra me radhë të dënohen ata që vodhën dhe abuzuan me lekët tona se do ti kishim të paktën tre avjonë për fikjen e zjarrit.Ramë e kemi humbur besimin tek ju nuk duket asnjë përmirësim biles po ndodh e kundërta.

    Përgjigju
  • lia: 13/08/2025 13:01

    Pyetja eshte pse duhet qe ti bleje kur qeveria nuk eshte ne anen e qytetareve se po te ishin te rriskuar oligarket e tij te dashur shtepia e tij apo e ndonje palaco deputet qe kemi ne ne kuvendin tone do ta shihnim a do te shkonin zjarrfiksit me vonese jo mer shoku jo thjesht shteti ben sehir jane njerzit qe vuajne pasojat mjer ky popull ne dore te kujt klase politike ka rene askush nuk i ka bare dem shqiperise me shume se kjo klase politike mallkuar qofshit.

    Përgjigju
    • tex: 13/08/2025 13:24

      ky popull keta politikane meriton..jane halabak njerzit dhe te tille do jene dhe ata qe e qeverisin..nuk mbin trendafili nga ferra..dhe kur mbin nuk sheh driten e diellit..vajtem kaq vite qe presim mbrekullira nga politika..nuk ka per te ndodhe..po nuk ndryshuam vete,sndryshojn as keta vemjet..jemi popull me vese me dengla jo te ndershem e mbi te gjitha injorant..ne te ardhmen e aferme e te mesme mos prisni te ndryshojne gjerat,biles do behen me keq..ne jemi njerez qe kemi vetem dengla e pordhe..shihni brezin e ri te politikaneve qe prodhuam..me vemejse se te vjetrit..un ne ate vend nuk kam arritur dy persona qe te kene parime e ideale..te gjithe pershtaten per te mbijetuar ne xhungel..shahistit respekte,shpken mbi sy..

  • kola: 13/08/2025 13:00

    HAJDUT...LEKET PER AVIONET DHE HELIKOPTERET..DHE PER ZJARRFIKESET I KE VJEDHUR...PRANDAJ NUK KE ASNJE AVION. NE INVENTAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?