Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?

18 Prill, 12:49| Përditesimi: 18 Prill, 12:53

  • Share

Si fillim, është e rëndësishme të theksohet se një dush i nxehtë mund të ketë përfitime për lëkurën  dhe flokët tuaj pasi rrit qarkullimin e gjakut, hap poret, heq yndyrën dhe qelizat e vdekura.

Megjithatë, edhe pse mund të ndihmojë lëkurën dhe flokët, uji tepër i nxehtë mund të dëmtojë lëkurën duke e bërë atë më të thatë.

Sipas dermatologut Dr. Jaishree Sharad këto janë të gjitha arsyet pse është më mirë të shmangni një dush të nxehtë.

Tharje e lëkurës

Ekspozimi i lëkurës ndaj ujit të nxehtë mund t’i heqë lëkurës yndyrën dhe çon në tharje dhe kruajtje të saj.

Sëmundjet e lëkurës

Nëse keni sëmundje ekzistuese të lëkurës si ekzema ose psoriasis, uji i nxehtë mund t'i përkeqësojë ato duke thyer barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e privuar lëkurën nga lagështia e saj dhe duke shkaktuar acarim dhe inflamacion të mëtejshëm që përkeqëson këto gjendje.

Rënia dhe dëmtimi i flokëve

Ekspozimi i flokëve tuaj ndaj ujit të nxehtë mund të dëmtojë shtresën e jashtme dhe të mesme të flokëve. Ndaj kjo i bën ata të dobët duke çuar në rënien e flokëve me kalimin e kohës.

Rritja e ngadaltë e flokëve

Kur flokët tuaj janë të dobët dhe të dëmtuar, ato mund të rriten më ngadalë se flokët e shëndetshëm. Kjo do të thotë që nëse bëni dush me ujë të nxehtë rregullisht, mund të vëreni rritje më të ngadaltë të flokëve.

Inflamacion i lëkurës

Uji i nxehtë gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës së kokës, i cili mund të çojë në zbokth, kruajtje dhe rënie të flokëve. Kjo është për shkak se ai dëmton folikulat e flokëve dhe prish ekuilibrin natyral të kokës.

Cila është temperatura më e mirë për të bërë dush?

Dermatologu këshillon që temperatura ideale për të bërë dush është midis 37°C dhe 40°C. Ndërsa Kohëzgjatja e një dushi zakonisht duhet të jetë ndërmjet 5-15 minuta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?