Edi Rama

'Pse nuk i lini këto spektakle, por bëni punën tuaj?' Rama i përgjigjet komentuesit: Të informojmë ty, nëse nuk do mund të dalësh nga këtu

17 Shkurt 2021, 13:11| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 13:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një ndjekës në mediat sociale, i cili i ka kërkuar kreut të qeverisë që të lërë spektaklet dhe të bëjë punë e tij pa telekamera.

Rama i është përgjigjur duke i thënë se puna e qeverisë është që të informojnë qytetarët për punën që ato bëjnë, sepse sipas tij nga kanalet dhe portalet e këtij vendi, treçereku i gjerave 'janë rrena me bisht'.

Qytetari: Pse nuk i lini keto spektakle? Pse nuk beni punen tuaj dhe boll me telekamera?

Rama: Punen duhet te bejne te gjitha qeverite se vezet e kuqe i ben vete per pashke ti! Dhe puna jone eshte edhe te te informojme ty per punen qe bejme, se ndryshe ti s'e merr vesh qe po rindertohen shtepi e po behen spitale, shkolla, rruge dhe qe vaksinimi po ecen, etj.etj., sepse ne kanalet e portalet e ketij vendi trecereku i gjerave qe te fusin ne vesh jane rrena me bisht! Por ti e ke shume kollaj, nese nuk i do "spektaklet" sic i quan, mund te dalesh nga ketu po aq lirisht sa c'ke hyre, sepse me zor largqofte te te mbaje kush!

Sakaq një tjetër ndjekës i ka përmendur kreut të qeverisë edhe vizitën që do të zhvillojë në Itali, për të përkujtuar 30 vjetorin e emigrimit masiv.

Qytetari i kërkon që emigrantëve ti njihen vitet e pensionit atje, por Rama i përgjigjet se kjo është në dorë të qeverisë Italiane.

'I nderuar zoti Kryeminister. Meqe me date 5 mars do te shkoni per nje vizite ne Itali per te kujtuar 30 vjetorin e emigrimit masiv, beni te lutem qe ti ndriconi ata emigrante, duke i ndihmuar per ti njohur vitet e pensionit e jo shkoni sikur doni ti vendosni nje tufe me lule ne varrin e tyre. Sepse shume prej tyre jane me nje kembe ne varr per shkak te mos njohjes se viteve te punes. Mos harroni qe jua keni premtuar qysh ne vitin 2013 ne qeverine Renzi.'- shkruan qyterari.

Rama: Nuk eshte ne doren tone po te qeverive italiane qe thone po po, por nuk po e hedhin ende hapin konkret!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?