Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mungoi në seancën gjyqësore ndaj Lulzim Bashës sot në GJKKO, ka shënë versionin e tij pse ishte i pranishëm.
"Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë vila Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë", ka thënë Veliaj.
Lajmi kryesor:
Padia për shpifje/ Pasi nuk 'u pajtuan', sot përballja në GJKKO mes Bashës dhe Veliajt por mungon kryebashkiaku! Shtyhet seanca
K.T.//ReportTv.al