Pse nuk tërhiqen Ministrat e Bashës?
Përgjigjen e jep teknikja e Arsimit…

30 Qershor 2017, 13:26| Përditesimi:

  • Share
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike, janë kapur pas Nenit 106 të Kushtetutës së Republikës për të justifikuar mosdorëheqjen e tyre, deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.

Kjo duket korrekte ligjërisht, por politikisht ka një non-sens të madh.  Është në rregull me kushtetutën dhe sa mirë që për herë të parë ca zyrtarë të PD duan të respektojnë ligjin, për të mos respektuar as qëndrimin politik të liderit të tyre, Basha, që deklaronte se pas 25 Qershorit detyra e tyre quhej e përfunduar.

Erdhën si gardianët e zgjedhjeve të lira, që u kryen ashtu sikurse Basha i kërkoi, krejt të ndershme. Pra misioni i tyre jo vetëm që u krye, por nuk u cënua, ashtu si kreu opozitar thoshte dikur, se “Rama do të bënte zgjedhje fasadë me blerje votash”. Nëse do të kishte ndodhur, ministrave do ua kishim dëgjuar zërin përmes denoncimeve, por përderisa kanë heshtur, do të thotë që cdo gjë ka shkuar sipas standardeve.

Në këto kushte, kur qëllimi u arrit, cila është arsyeja që i mban ende në detyrë gardianët e zgjedhjeve,  tashmë ministra memecë, që u dëgjohet emri në media vetëm kur bëjnë ndonjë emërim militantësh?

Mos ndoshta kjo e fundit? Rasti më i freskët ishte ai i Ministres së arsimit Mirela Karabina, e cila  emëronte Valter Meshi, një nga militantët më të dhunshëm të Partise Demokratike, në sektorin e redaktimit gjuhësor. (shih denoncimet e medias)

Rast flagrant ky, për tekniken e një partie  që trumbetonte se militantët e Ramës do turreshin në zyrat e shtetit për punësime në kohën e zgjedhjeve dhe se administrata në anë tjetër, do dilte në rrugë për fushatë.

Në fakt ndodhi e kundërta e pohimeve të PD. Falë edhe kontrollit të ministrave teknikë, administrata e qeverisë Rama, nuk braktisi zyrat për fushatë. Kujtojmë që rastet e denoncuara ishin në shumicë absolute për eksponentë abuzues të LSI.

Ashtu sikurse paradoksalisht, me emër e mbiemër, Karabina na provoi se në fakt, shpërblimin e militantëve, nga dhuna e rrugës drejt administratës, e zotëron si praktikë vetëm PD.

E parë në këtë prizëm, është e qartë se ndarja e tepsisë deri në thërrimen e fundit, qoftë edhe për pak kohë, dy a tre muaj, është arsyeja që i mban në zyra këta ministra.

Ç’arsye mund të jetë tjetër? Denoncime e kritika për zgjedhjet nuk po bëjnë, janë dakord me standardin e tyre, misionin e kryen, tani cfarë presin?

Të shpërndajnë për militantët, thërrimet e fundit të tepsisë! Lexo.al

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?