Mira Rakacolli dhe Skënder Brataj

Kronikë

Pse nuk u vaksinua Bashkim Fino? Brataj: Nuk i kishte ardhur radha! Rakacolli: Askund nuk ka vaksina sa ka njerëz

30 Mars 2021, 21:55| Përditesimi: 30 Mars 2021, 22:12

  • Share

TIRANË- Anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj dhe Mira Rakacolli, ka zbuluar arsyen se përse Bashkim Fino, ish- deputeti socialist që u nda nga jeta pas betejës me COVID. Të ftuar në 'Real Story', ato janë shprehur se për vaksinimit janë vendosur disa prioritete ne bazë të një plani të caktuar dhe Finos, nuk i kishte ardhur radha.  

"Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë. Është qeveria që merr vaksinimin", tha Brataj. 

Rakasolli shtoi që plani i vaksinimit është bazuar mbi atë të vendeve të BE-së, dhe se askund nuk ka vaksina aq sa ka njerëz.

"Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin", tha Rakacolli. 

Bashkim Fino ndërroi jetën ditën e djeshme pas njw beteje të vështirë me COVID-in. 29 marsi u shpall ditë zie, ku flamujt e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë. Në nderim të tij, si në të paktat raste politika u bë një, pa qëndrime majtas apo djathtas, ku u anuluan të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 31/03/2021 00:19

    EPO E CUAT NE VARR BASHKIM FINON E SHKRETE,,,NUK E MERITONTE AS BASHKIMI FINO,,AS KOCO DEVOLE,,AS AI SKULPTORI ,,TE TRAJTOHEN NE KETE MENYRE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?