Hetimet mbi derdhjen e mbetjeve hidrokarbureve në pusetën e Ujësjellësit të Durrësit që kanë shkaktuar bllokimin e impiantit dhe ndotjen e ujërave të Porto Romanos janë kthyer në pikën zero. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i cili është i vetmi institucion që ka një laborator të specializuar për naftën dhe nënproduktet e saj pretendon që nuk është në gjendje të identifikojë llojin e hidrokarbureve që nxorrën jashtë funksionit impiantin.
Prokuroria e Durrësit që po heton këtë rast kërkoi ekspertim kimik të kampionëve të ujit të ndotur për të zbuluar kompaninë që hodhi mbetjet hidrokarbure në pusetë, por përgjigja e ISHTI-it është për të mos u besuar.
Report TV ka siguruar dokumentin që ka mbërritur në polici më 20 qershor, ku thuhet se për shkak të përmbatjes së lartë të ujit nuk mund të analizohen mbeturinat që ndodhen në kampion.
“Bazuar në analizat e kryera në laboratorin qendror të ISHTI-it për mostrat e sjella nga ana juaj rezulton ujë i ndotur 99.8% dhe mbeturina mekanike 0.2 për qind. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit nuk mund të analizohen tregues të tjere të mbeturinave mekanike”-shkruhet në dokument.
Më tej ky Inspektorat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës thotë se nuk ka ekspertë, ndaj prokuroria duhet t’i drejtohet privatit për të gjetur se çfarë lloj mbetjesh hidrokarbure përfunduan në impiantin e ujërave të zeza.
“Realizimin e veprimtarisë së tij, ISHTI e kryen nëpërmjet inspektorëve sipas strukturës së përcaktuar dhe në këtë kuptim nuk ka ekspertë, kjo nuk parashikohet në detyrat ligjore të këtij institucioni, për më tepër ju lutem drejtohuni ekspertëve të pavarur”- shkruhet më tej në dokumentin e siguruar nga Report TV.
Duket qartë që ISHTI-t nuk bashkëpunon me prokurorinë për identifikimin e subjektit tregtar që ka hedhur mbetjet hidrokarbure ne rrjetin e ujërave të zeza që më pas përfunduan në impiant duke shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe ndotje në zonën e Porto Romanos.
Pra, kanë kaluar 10 ditë nga shkaktimi i ndotjes, por kompania hidrokarbure që ka bërë një dëm kolosal mund të fle e qetë sepse laboratori teknik i Ministrisë nuk ka instrumenta për ta investiguar dhe identifikuar origjinën e një ndotje hidrokarbure. Pikëpyetja e madhe është nëse ka vullnet të majftueshëm për ta zbuluar?!
Mbase drejtuesi I ketij inspektoriati duhet shkarkuar...nese nuk ben detyren te iki...nese nuk I ka mundesite te jape prova qe ja ka kerkuar dikasterit me shkresa e dikush te mbaje pergjegjesi. Shtet kartoni
PërgjigjuThjesht bukurpaster pa gabime Skane byth tja thone Kry…….t , si tja thone kur ai i thur lavde biznesit te tij , apo do shume mend e analiza , te gjithe banoret e dine edhe Durrsaket e dine vete fukarejt qe marrin rrogen kane nevoja per analiza
Përgjigju