Shumë shpejt, pa u shuar jehona e kambanës së humbjes, disa nga soji i vet nxitojnë ti “presin’ kokën Lulzim Bashës. Kjo është shënjë mos përmbajtjes, e mungesës së kohezionit brenda një familjeje politike. Pa dyshim se humbja sjell më së pari nevojën për reflektim tërësor si strukturë edhe politik. Kjo mund të çojë edhe në ndërrim të udhëheqjes me apo dorëheqje; por jo me thirrje e peticione. Peticionet e kanë dëmtuar shumë PD dhe flasin për ekzistencën e vijës së ashpër të sëmundjes së sektarizmit në këtë familje politike. Padurimi nuk shpreh dashuri, dhimbje apo keqardhje për anëtarësinë apo për PD për këtë humbje. Më shumë ngjan se kanë ndenjur gati me thikë pas dere!
Momentalisht nëse duhet bërë ndonjë veprim, heshtja dhe reflektimi në mënyrë analitike, politike, e pse jo historike e shkencore do të ishte sjellja apo qasja më e dobishme. PD i di vetë punët e sajë, pa tjetër skifterët që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës por a e kanë pyetur ata vehten se përse vallë PD nuk ka arritur asnjëherë të fitoj një mandat duke garuara e vetme në gjithë historinë e vet qysh prej krijimit? Nëse thellohen në një analizë të vërtetë, të thellë e gjithë përfshirëse kanë për të parë se e keqja, të paktën jo ajo kryesore, nuk është Lulzim Basha si kryetar i tyre dhe as një grusht udhëheqësish të rinj që Ai ka thirrur në ekipin drejtues. Të kthejnë kokën pas e të vlerësojnë realitetin sepse ata që kërkojnë dorëheqjen rrezik të jenë me mëkatarë se Lulzimi me shokë. Ju garantoj se ata janë më mëkatarë dhe të tillë nuk janë pak.
Janë disa faktorë që e kanë larguar PD nga zgjedhësit, nga populli duke e mbajtur peng të një grushti fanatikësh që të ngjallin krupën, pse jo edhe frikën. Janë disa mëkate prej fillimit të hershëm që janë kalçifikuar sepse askush nuk ka guxuar t’iu afrohet, pa lere më ti operojë nga trupi i PD. Jo rrallë herë PD ka zhvilluar beteja donkishoteske kundër mullinjve të erës. Prej themelimit sistematikisht ajo i është larguar qendrës së djathtë dhe ka veshur kostumin e ekstremizmit. PD vazhdon të shikojë si “armike” kategori të gjera të shoqërisë shqiptare dhe nuk kujtohet ti kthejë sytë prej tyre, a thua se janë realisht armiq të PD!
Qëndrimet ekstremiste të lidershipit të PD kanë çuar vendin në konflikte të mëdha e me pasoja të rënda ku mbi gjithçka spikat 96-97 ta. Edhe në këtë nxitim për dorëheqjen e Lulzim Bashës është kontributi i vijës së ashpër, i mendësive ekstremiste. Nuk është hera e parë që ekstremistët kanë nxituar pa kurrfarë takti, pa kurrfarë etike për bashkëjetesë në një familjeje politike, në mënyrë të ashpër të tërheqin zvarrë apo të varin disa ish kryetarë të PD edhe përpara Lulzim Bashës. (Një pushkatim pa gjyq ku ekstremistët kanë brohoritur plandosjen e kryetarit të radhës!..) Dhe ja ku janë, të qerthulluar nga mëkatet e veta ku ngjajnë si aeroplan që ka humbur busullën. Nuk më takon të vë në dukje çështje të tjera por “këshilla” është për qetësi, maturi dhe analizë. Ka shumë çështje prej të cilave PD duhet të distancohet, të reflektojë dhe të ringrihet.
Dorëheqjen lereni në dorën e Kryetarit. Ka kohë që të reflektojnë të gjithë, edhe ata që memzi ç’ pritën humbjen e zgjedhjeve nga Lulzimi. PD duhet të bëjë një analizë historike, politike duke parë realitetin në sy, jo me frymën që të ikij Ky dhe të vijë Ai sepse ndryshe do të mbesi e njëjta pllakë gramafoni.
Llushi dhe PD kane shkuar pwr lesh.
PërgjigjuE lulke shume i menduar dukesh. Perse nuk i buzeqesh mediave si dy dite me pare. Mos merak po te pret burgu dhe do te jesh ne shoqerim me like injorantin e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni dhe shume pjestar te familjes. Mund te krijoni nje parti te opozites. Vec do te kete konkurence midis jush kush te behet kryetare partie
Përgjigju