Një qytetar denoncoi sot pranë Report TV atë që ai e ka konsideruar si një akt arbitrar nga ana e doganës greke, që sipas tij e ka kthyer pas sot pas asnjë arsye, edhe pse ishte me të gjitha dokumentacionet e rregullta.
Sipas qytetarit që është identifikuar me emrin Danjel Toska, pala greke nuk e la që të fliste, por i vendosi menjëherë kryq mbi pasaportë.
Pasi u pyet se ku po shkonte dhe shtetasi shqiptar u përgjigj se ishte nisur për te tezja e tij në Greqi për të festuar Pashkën, polici grek ia pret: “Pse Pashkë kemi çdo ditë ne?! Kthehu pas menjëherë”.
Qytetari këmbënguli që ta denonconte rastin e tij tepër i revoltuar, pasi sipas tij kjo është një tallje e qëllimshme dhe poshtëruese që pala greke bën enkas ndaj shqiptarëve.
Ky rast ndodh në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia janë ulur në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje lidhur me delimitimin detar mes dy shteteve.
Sot mediat greke raportuan se kryeministri helen Aleksis Tsipras e ka shtyrë vizitën e tij në Shqipëri që pritej të ndodhte për Pashkë, duke aluduar se kjo ndodhte pas zvarritjes që iu bë procesit të negociatave nga ngërçi i brendshëm shqiptar presidencë-qeveri lidhur me çështjen e autorizimit për plotfuqinë e negociatorëve.
Dihet dinakerija greke po frika eshte qe Rama ka per ta ngrene sapunin per djathe Greqija ka investiate 15 vite Duke studjuar me kompani nga Me te mirat ne bote se ku eshte localizuar nafta GREKU MASKARAI DO MARRI ATE PJESE QE DON DHE DO TI JAPE SHQIPETAREVE PJESEN SHTERPE
PërgjigjuAta jan legena dhe ne eyrop te futemi ne prap do ta gjejne nje shkak ata legenat
Përgjigju