Sipas të gjitha parashikimeve dhe analizave të “ftohta” politike, mendoj se Partia Demokratike do të vijë në pushtet, kur Gaz Bardhi të jetë një ditë, sa mosha e Berishës sot. Pra do ti duhen edhe nja 4 mandate të tjera socialistësh, dhe serish duhet ta mendojë mirë kjo opozitë ardhjen në pushtet.
Gjendja mjerane në të cilën ndodhet sot PD-ja, krizat e thella të lidershipit dhe aksioneve të tyre opozitare, braktisja dhe mungesa e dëshirës për ribashkimin, hapjen dhe afrimin e elementëve të rinj, janë disa prej shkaqeve që asnjëherë nuk kanë patur brënda asaj force politike një analizë analizë serioze.
Rikthimi i Berishës, dhe së fundi rikthimi i pritshëm i Bashës, ishin dy “surprizat” e pakëndëshme që nuk gëzuan shumicën e anëtarësisë, dhe thelluan ndasitë mes tre grupimeve rivale brënda asaj partie. Edhe përpjekja e Bardhit, për të mbledhur rreth tryezës miq dhe armiq të partisë, rezulton e dështuar.
Edi Rama, nuk mund të trembet dhe rrëzohet nga një grusht dështakësh, nga një grusht deputetësh, që akoma nuk i njohin zgjedhësit e tyre, pasi kanë 2 vjet e ca, që merren me luftën klanore dhe rizgjedhje kryetarësh. Ata që mendojnë të kundërtën, duan të gënjejnë imagjinatën e tyre. Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë përpara beteja të shumta si brenda Parlamentit, ashtu edhe jashtë tij.
Problemi i vulës, simboleve, problemi i kryetarit të grupimit parlamentar, apo dhe proceset e tjera gjyqësorë, do të jenë faza të gjata sfilitëse të asaj force politike. E ndërsa Edi Rama dhe Partia Socialiste, vijnë në çdo fundmandati qeverisës me premtime të mbajtura, problematika të zgjidhura për shqiptarët, me arritje në fushën e rrogave, pensioneve, investimeve, politikave të punësimit, apo integrimit, Partia Demokratike, ka mbetur ende tek ngërçi i “vulës, pronësisë së selisë, flamurit, emrit” etj.
Përpjekja e fundit e Gaz Bardhit, apo dhe afrimi rreth tryezës së shumicës së deputetëve kurreshtarë, nuk mendoj se do të ribashkojë PD, dhe as bëhet fjalë për “sheshimin” e problematikave që kanë sot Berisha-Basha. Ajo thjesht ishte një tentativë për të “trukuar” në opinionin e brëndshëm të partisë, paksa rolin e zbehur të Berishës si kryetar i “Rithemelimit”. Natyrisht ëndërra e Gazit, mbetet “pushteti”, dhe para tij, harron çdo akuzë dhe debat verbal që ka patur dikur me “non-gratën”, që sot e fton në krye të sofrës.
Duke harruar ca rregulla që ka marrja e pushtetit, Gaz Bardhi ndoshta duhet të presë gjatë, ndoshta derisa të shkojë në moshën e Doktorit sot, për të sjellë partinë e tij atje, ku sot e ka Edi Rama. Me një parti të shpartalluar në të “katër nahitë”, Gaz Bardhi edhe pse nuk e beson fare Berishën, po luan mrekullisht rolin e “negociatorit inteligjent”.
O tur Ti e thu po kujt ja thu Tyçave
Përgjigju