Të gjithë e kujtojmë PD-në e dikurshme. Atë PD të viteve të qeverisjes Nano, kur mbushte sheshet, bulevardet, kur bllokonte kryqëzimet dhe akset rrugore. Ishte koha ë saj. Ishte koha ë idealistëve akoma. Ishte koha ë atyre që ë besonin pa kufi Berishën, dhe derdheshin nga auditorët drejt shesheve. Ishte koha kur intelektualët, akoma nuk kishin pësuar zhgënjimin ë jetës.
Afroheshin, vinin tek oborri PD-së, dhe mendonin dhe besonin se “duke u bërë pjesë aktive ë asaj partie, do të stabilizonin dhe çimentonin demokracinë dhe lirinë”. Paskan qenë naivë. Paskan besuar gjëra dhe imagjinata të pakufishme. Por ja që vitet kaluan, dhe sot PD-ja ë dikurshme ka mbetur vetëm në arkiva fotosh, dokumentarësh, dhe memorien e atyre që ë besuan.
PD-ja sot, është ë shkretuar, e zbrazur, dhe kjo natyrisht nuk është gjë ë bukur, as normale. Asaj partie i mungojnë idealistët, progresistët, elita intelektuale, asaj partie i mungojnë njerëzit që ngjallnin dikur besimin, frymëzimin për të shkuar përpara. Kjo për faktin sepse atje nuk ka mbetur askush. Atje ka mbetur “hirra”, dhe ka ikur ajka. Pse ka ikur ? Askush nuk iku vetë. Gjithkush u ndikua nga veprimet dhe terreni mbytës, që nisi të ekzistonte në zyrat, korridoret, mbledhjet ë kryesisë, Këshillit Kombëtar, duke agravuar deri tek dhuna dhe presionet ndaj atyre që ishin më lart se pjesa mediokre, që thërriste “Berisha-Berisha”.
Brenda asaj partie nuk mund të vegjetosh i lirë. Je i kushtëzuar ti bindesh liderit suprem, (ndoshta ashtu ndodh edhe tek PS), dhe nuk ke liri dhe demokraci fjale dhe veprimi. E kundërta ndodh tek PS-ja ë Edi Ramës, ë cila emancipimin ë ka nisur dhe vazhdon ta thellojë nga qendra deri në bazë. Tek PD-ja e Berishës, as mendohet se, mund të vijnë të rinj, elita, njerëz të shkolluar jashtë dhe brenda vendit. Dhe kjo është fatkeqësia e asaj partie. Sapo bëhet gati dikush ti qaset asaj selie, dhe beson akoma se “do ta gjej vehten brenda saj”, nis zhgënjimi, intimidimi, përbuzja hamendësimi për ngjitje në karrierë politike.
Dhe gjithçka përmbyset kur e denigrojnë, duke i kujtuar origjinën ose diçka tjetër që lidhet me krahinën ë tij. Në PD, ndarja krahinore mbetet tipar kryesor i mbijetesës së ndonjë personi që ë gënjen mëndja se “edhe mund të garojë për tu bërë kryetar partie pas Berishës”. Jooo, Berisha dhe vetëm ai do të mbetet edhe për 10 vitet ë tjera në kryetar në atë parti.
Dhe pastaj thonë “nuk po mbushim dot sheshet, bulevardin, oborrin ë partisë”. Natyrisht sheshet dhe oborri nuk mbushet me veprime dhe sjellje brutale ndaj atyre që duan dhe aspirojnë të bëhen dikushi në PD. Nuk mund të ecet më, me mentalitetin provincialist “nuk je nga Veriu, nuk je për ne”.
Ndarja krahinore që persona të veçantë i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë asaj partie, kanë sjellë dëme të pallogaritshme për fatin dhe suksesin e saj elektoral. Edhe humbja e fundit në 11 Maj, veç të tjerave kishte shkak edhe ndarjen krahinore, të cilës i pari që i mëshoi fort gjatë fushatës ishte vetë Berisha.
Këto dhe dhjetëra arsye të tjera, janë shkaqet kryesore, që PD nuk rikthehet më kurrë atje ku ishte.
Komente
