Qumësht i amballazhuar

Pse pinë më pak qumësht gjermanët

15 Prill 2023, 08:22| Përditesimi: 15 Prill 2023, 10:04

  • Share

Vitin e kaluar, gjermanët pinin më pak qumësht sesa kishin pirë për më shumë se 30 vjet. Konsumi i qumështit për frymë ka arritur në rreth 46.1 kilogramë, që korrespondon me një rënie prej 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo është vlera më e ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1991, siç raportohet nga Instituti Federal për Bujqësi dhe Ushqim (BLE) bazuar në shifra jopërfundimtare.

Konsumi i gjalpit dhe djathit është gjithashtu në rënie

Shifrat tregojnë se edhe konsumi i produkteve të tjera të qumështit është në rënie: për shembull, konsumi vjetor i gjalpit ra me 12.6 për qind dhe vitin e kaluar arriti në afro 5.3 kilogramë për frymë. Konsumi i djathit gjithashtu ka rënë, nga 25.3 kilogramë në 2021 në 24.6 kilogramë vitin e kaluar. Vetëm produktet e qumështit me proteina, të përdorura për shembull në ushqimet sportive dhe përzierjet e pjekjes, shënuan rritje në konsumin për frymë me gati katër përqind në 610 gram.

Sipas BLE, rënia e konsumit të qumështit vjen si pasojë e rritjes së çmimit të qumështit si dhe rritjes së shitjeve të produkteve zëvendësuese të qumështit me bazë bimore, si p.sh. qumështi i tërshërës.

1900 ferma qumështi më pak se një vit më parë

Rënia e konsumit të qumështit po ndikon edhe në prodhimin e qumështit në Gjermani. Sipas BLE, sasia e qumështit të prodhuar vitin e kaluar ra me më shumë se gjashtë për qind në rreth 4.2 milionë tonë.

Kështu, numri i fermave me lopë qumështi ra nga 54.800 në 52.900, sipas të dhënave të BLE. Numri i lopëve u zvogëlua me rreth 23000 krerë, që do të thotë se çdo fermë qumështore kishte mesatarisht 72 lopë qumështore. Nga ana tjetër, rendimenti mesatar vjetor i qumështit për lopë u rrit sërish lehtësisht, nga 8481 kilogramë në 8499 kilogramë./ DW

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 15/04/2023 09:22

    Ne Gjermani konsumi i qumeshtit te lopes flitet se nuk eshte i shendetshem per schkak te hormoneve qe permban per arsye se ne trupin e njeriut mund te rriten edhe Tumore te ndryshme keshtu qe shume zgjedhin qumeshtin bimor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?