Sipas analizës së qeverisë, vendi po përballet me shkallë të lartë të emigrimit të njerëzve të kualifikuar të grup moshës 20-49 vjeç, sidomos në fushën e shëndetësisë. Për shkak të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë popullsia e vendit është tkurrur me 2.7% përgjatë katër viteve (2019-2022).
Gerta Loku sipërmarrese në qytetin e Mirditës vë theksin tek nevoja e politikave të reja që do të nxisnin popullin e zonave periferike.
“Këtu po rrisim një brez që sapo të bëhet 18 vjeç ka idenë për tu larguar. Kjo ndodh për një sërë faktorësh social e ekonomikë që po dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme brezat që vijnë” thotë Loku për emisionin “Përballje” në Report Tv.
Vetë ka vendosur të jetojë me familjen në Mirditë ndërsa është e dushme se në zonat periferike nuk ka të rinj. Largohen për të jetuar në Tiranë ose të emigrojnë jashtë
“Nëse i thua një të riu që jeton e punon në Tiranë të kthehet në Mirditë, 99% nuk e mendojnë fare si opsion. Kam marrë pjesë në procesin e censit 2023. Ajo që kemi hasur nëpër fshatrat e Mirditës është për të qarë. Vetëm mosha e tretë ka ngelur nëpër shtëpija. Gjyshër të vetmuar. Prandaj veç politikave për të mbajtur të rintjë në këtë vend duhen dhe politika speciale për tu kujdesur për këta pensionistë të vetmuar. Kam frikë se nëse nuk do të dimë të bëjmë gjënë e duhur do të mbetet mosha e tretë” vijon më tej ajo
Ndërkohë shtetet e huaja po lehtësojnë procedurat për të legalizuar shqiptarët të cilët duan të jetojnë atje.
Një fenoment tjetër që po dëmton shumë zonat tona është fakti se një numër i madh punonjësish në administratën e Mirditës vetëm shkojnë atje për të punuar ndërsa jetojnë në Tiranë.
“Të rinjtë u duhet meritokracia. Pjesa më e madhe të punësuarve në Rrëshen janë administratë publike. E për tu punësuar o duhet të jesh servil ose nuk do të gjesh kurrë punë nëpër qytetet e vogla të periferisë së Shqipërisë. Në Mirditë ndërmarrja më e madhe e punësimit është bashkia, por sapo ndërron partia ndryshohet administrata. Nuk mund të ndërrohen pozicionet e punës sa herë ndërrohen partitë. Gjithashtu po vihet re dhe punonjësit e administratës vijnë këtu vetëm për të punuar ndërsa për të jetuar zgjedhin Tiranën” tha më tej ajo.
Tirana u shpopullua e para, shikoni rrotull s'ka njerëz në Tiranë.
Përgjigju