Çifti princi Harry dhe Meghan Markle

VIP & Spektakël

Pse princ Harry u dashurua pas Meghan Markle?

5 Prill 2018, 19:33| Përditesimi: 5 Prill 2018, 19:35

  • Share

Princ Harry njihej si “donzhuani i përjetshëm” i familjes mbretërore, deri në momentin që Meghan erdhi në jetën e tij duke ndryshuar gjithçka. Natyrshëm lind pyetja se çfarë e bëri princin e pandreqshëm të ndryshonte kaq shumë?

Sipas biografit mbretëror, Andrew Morton, udhëtimi i princit Harry drejt dashurisë së vërtetë nuk qe kurrë i lehtë. Në fakt ai ka dështuar në lidhjet e mëparshme pikërisht prej statusit të tij mbretëror. Me Meghan çdo gjë ishte ndryshe. Ajo menjëherë mori situatën në dorë duke pasur çdo gjë nën kontroll.

Aktorja 36-vjeçare, është një femër e fortë e cila i bën gjërat sipas mënyrës së saj dhe nuk pranon kompromise, dhe pikërisht kjo karakteristik e bëri Herry-n të binte në dashuri kaq shumë dhe brenda dy viteve të caktonte edhe ditën e dasmës me të.

“Ajo është e fortë, e opinionuar dhe ka idetë e saj, dhe kjo është pikërisht një nga gjërat që princi adhuron tek ajo.”

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?