Pse refuzohen aplikimet për pagën e luftës? Ja 10 arsye! Shumica e aplikimeve kanë qenë biznes i madh

13 Prill 2020, 11:57| Përditesimi: 13 Prill 2020, 15:47

  • Share

Brenda një jave nga fillimi i aplikimeve nga ana e bizneseve dhe të vetë punësuarve për të marrë pagën e luftës, pasi kanë mbetur të papunës si pasojë e masave kundër Covid-19, janë refuzuar 18% e aplikimeve të bëra, pasi është verifikuar se ato nuk bënin pjesë në grupin e ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet që mbyllet. E përkthyer në shifra, kanë qenë 15.153 ndërmarrje që kanë aplikuar dhe janë refuzuar. Arsyet e refuzimit të aplikimeve janë të shumta, por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, refuzimet më të mëdha kanë ndodhur pasi subjekti që ka aplikuar ka qenë biznes i madh, dhe që nuk përfiton nga paketa e qeverisë. Po ashtu janë refuzuar aplikimet e atyre bizneseve që kanë kërkuar të marrin pagën e luftës ndërkohë që aktiviteti i tyre është i lejuar.

DISA NGA ARSYET SE PËRSE REFUZOHET APLIKIMI PËR PAGËN E LUFTËS

1. Shumica e kërkesave të refuzuar kanë ndodhur për shkak se biznesi që ka aplikuar futet tek kategoria e biznesit të madh

2. Ka pasur biznese që ndryshe janë regjistruar në tatime dhe ndryshe në QKB. Pra në tatime mund të rezultojë si biznes IT, dyqan rrobash apo një aktivitet tjetër, ndërsa në QKB- rezulton si bar-kafe, restorant etj.

3. Një pjesë e bizneseve që kanë aplikuar kanë qenë biznese të lejuara që të ushtrojnë aktivitetin.

4. Mund të ketë pasur pasaktësi në aplikimin e kryer

5. Pagën e luftës do e përfitojnë vetëm ata biznese që janë në listën e aktiviteteve të mbyllura me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë.

6. Refuzohen edhe ato persona që janë në më shumë se një listë-pagesë. Pra të dy ose tre-punësuarit përfitojnë vetëm një pagë.

7. Po ashtu nëse një tatimpagues ka më shumë se një biznes, pra nëse ka 2 biznese një është i hapur dhe një i mbyllur dhe punonjësit i ka të punësuar në të dy bizneset ata nuk përfitojnë pagë, pasi marrin një pagë nga biznesi që është i hapur. Në rastin e biznesit të mbyllur punonjësit që nuk kanë një punë të dytë do të marrin pagë.

8. Refuzime mund të ketë edhe me kërkesë të vetë subjektit, i cili pasi ka aplikuar ka konstatuar se ka pasur pasaktësi në aplikim, dhe për këtë arsye bën kërkesë në e-filing për t’ju refuzuar aplikimi, dhe në rast se ju refuzohet atyre iu lind e drejta të riaplikojë.

9. Kërkesa mund të refuzohet edhe për pasaktësi në llogarinë bankare por që mund të riaplikojë përsëri.

10. Përfitojnë vetëm ata punonjës që janë në listëpagesën e subjektit përpara muajit mars, pra pagat shpërndahen bazuar në listëpagesat e mëparshme. Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listë-pagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listë-pagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020.

Nga paga e luftës është parashikuar që të përfitojnë 60,421 individë, të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë muaj. Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe 30 mijë të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0. Edhe ata do të përfitojnë pagë 26 mijë lekë muaj. Rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike. Dhe 2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 17/04/2020 13:36

    Po mir mor shtet i degjeneruar,prinderit e mi edhe pse jan pensionist po ti paguajn sigurimet shoqerore kokerr me kokerr,e kane treg fshataresh i frutave dhe perimeve edhe biznesi ka qen mbyllur,kane aplikuar per pagen e luftes dhe ti i ke refuzuar,o plera po ktu ska drejtesi ndaj dhe shqiptaret bejne mire qe largohen nga vendi po juve sju ben pershtypje...per kte vend me pafundesi drejtesirash nuk di ca te thuash me...vecse te maresh canten edhe te largohesh.. !

    Përgjigju
  • Kastriot Cala: 14/04/2020 15:34

    Mjer ky popull-ushtroi nje biznes te vogel (riparim makinash )por qe kam mbyllur per shkak te situates -Sepse zoti kryeminister ka ndaluar qarkullimin e makinave dhe per kte arsye ne skemi pse te hapim servisin -deri ketu jemi ne regudh -bera kerkesen per pakten e ofruar nga shteti ma refuzuan --sot bera kerkesen per te levizur por dhe kete te fundit e refuzuan -kesaj pune si i thon?

    Përgjigju
  • Rim kovaci: 13/04/2020 15:28

    Po thohenivqe po tallni by**n me ne se eshte me e ndershme.Pervec ushqimoreve te tjeret skan pare klient me sy.Hajd se erdhen zgjedjet.

    Përgjigju
  • lipi: 13/04/2020 13:44

    po mir mo shtet plere kur e lejon pse se thua qe ne fillim ti po na i mbyll biznesin na le dhe orar dhe te hajme mut pastaj sipas teje

    Përgjigju
  • Deda: 13/04/2020 13:25

    Po pse ata te punesuarit ne biznesin e madh nuk ushqehen , ka nxjere qeveria ndonje ligj te detyroj pronarin tu jape rrogen ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?