Pse emri i Sali Berishës s'vendoset as në fletën e votimit? Zbardhet vendimi i KAS: Nuk është ligjërisht në zgjedhje, tentoi të regjistrohej por s’u pranua

21 Prill 2023, 16:19| Përditesimi: 21 Prill 2023, 22:08

  • Share

Emri i Sali Berishës nuk mund të jetë në fletët e votimit, si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shkak se  ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë në zgjedhje dhe pjesë e koalicionit dhe për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

Ky është argumentimi kryesor i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vendimin e plotë të publikuar ku rrëzoi kërkesën e Meta-Berisha për të vendosur emrin ish-Kryeministrit dhe detyroi Celibashin të vendoste emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.

Anëtarët e KAS nënvizojnë se nëse në fletën e votimit të miratuar është përcaktuar se përbri emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të vendoset sigla dhe shkronjat nistore, atëherë emri i kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit duhet të vendoset, gjithashtu. Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave e thotë qartë se ky është përcaktim ligjor, i cili nuk lë hapësirë për diskrecion.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Berisha fillimisht tentoi të regjistrohej në koalicion si kryetari i Partisë Demokratike por kjo iu refuzua dhe ai nuk ligjërisht subjekt.

“Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha ka qenë subjekt themelues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sikurse rezulton nga marrëveshja për krijimin e koalicionit e datës 15.03.2023. Gjithashtu KAS-i konstaton, se me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri e ka përjashtuar nga koalicioni “Bashkë fitojmë” subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha, duke i ndaluar de facto pjesëmarrjen në zgjedhje”, thuhet në vendimin e KAS>

Në vendim evidentohet gjithashtu se, i  pyetur nga KAS-i, përfaqësuesi i palës së interesuar nuk dha asnjë të dhënë për ndonjë lidhje/raport juridik të deputetit Berisha me koalicionin ose me ndonjërën nga partitë pjesëmarrëse të tij, me të cilin të mund të justifikonte ligjërisht kërkesën e paraqitur.

“Sipas marrëveshjes së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të datës 15.03.2023, partia udhëheqëse e tij është Partia e Lirisë. “Parti udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë” thuhet në këtë marrëveshje. Kjo do të thotë se palët e marrëveshjes kanë pranuar me vullnet të lirë, në momentin e krijimit të koalicionit, se për zbatimin e nenit 65 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të njohë dhe pranojë Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, z. Ilir Metaj si përfaqësuesit zyrtarë të koalicionit. Në pajtim me jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor (vendimi nr. 5, datë 04.04.2021), kryetari i partisë që kërkon pika 3 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor, nuk mund të jetë kush tjetër, përveç kryetarit të Partisë së Lirisë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur të KAS.

Duke argumentuar si më sipër KAS vendosi që në fletët e votimit përbri emrit të subjektit zgjedhor “BASHKË FITOJMË”, përpara shkronjave nistore BF, të shkruhet emri i kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit ILIR METAJ, si dhe përbri emrit të subjektit zgjedhor “ALEANCA LIBERALE E DJATHTË”, përpara shkronjave nistore ALD, të shkruhet emri i kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit ARTUR ROSHI.

Ashtu sikurse pritej, Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, i cili kërkoi që në fletën e votimit në 14 maj të ishte emri i Ilir Metës. Përfaqësuesit e koalicionit depozituan mesditën e kësaj të enjteje në gjykatën zgjedhore kërkesë padinë e ku insistojnë që të jetë emri i Sali Berishën dhe jo i Metës. Kjo kërkesë do të shqyrtohet sot. 

Ishte Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj që ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilët e cilësuan si shkelje flagrante të ligjit mos vendosjen e emrit të drejtuesit të koalicionit. Ata kërkuar që të jetë vetë Meta, pasi sipas tyre kjo ishte e caktuar në marrëveshjen e dorëzuar në krye të herës në KQZ, që e përcaktonin Partinë e Lirisë si udhëheqëse e koalicionit.

Fleta e votimit me emrin e Ilir Metës në krah të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është një ngërç që duhet të zgjidhet sa më shpejt, edhe nga Kolegji Zgjedhor, si karta e fundit që do të përdorë koalicioni për t’u mos përfaqësuar me Metën, por me Sali Berishën. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i kërkon Kolegjit Zgjedhor që kjo çështje, apo të tjerat që kanë lidhje me fletën e votimit, të shqyrtohen brenda 24 orëve që të mos pengohet printimi i tyre.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Vendimi i plotë i KAS

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 21/04/2023 19:22

    Po pse ata qe jane kandidate te pavarur mundem?Jeni be parti shtet, rrofte komunizmi!

    Përgjigju
    • e drejta: 22/04/2023 09:49

      ME MIRE RROFTE KOMUNIZMI( SE NE DEMOKRACI EKZISTOJNE TE GJITHA PARTITE) SE SA POSHTE IMPERIALIZMI ANGLO-AMERIKAN....

  • beni: 21/04/2023 16:49

    po keshtu mendon ilir rusjmaili me shokun e damian gjiknurit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?