Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me video-postimin e radhës sot (15 mars) kreun e PD-së Sali Berisha dhe “bufat e kënetës”, duke përdorur si një referim atë që ndodhi pas protestës së sotme para Kryeministrisë për TikTokun.
Një nga gazaetarët e pyeti Berishën përse nuk doli sot live në TikTok pasi rrjeti social nuk ishte mbyllur ende.
Ish-kryeministri pasi iu përgjigj që ta përsëriste pyetjen me një ‘urdhëro...?’, kur e dëgjoi pyetjen për herë të dytë, u përgjigj:
“Jo... fjalën e kishin këta (të rinjtë), jo unë! Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre. Dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën!”.
Këtë reagim Rama e ka përdorur në postimin e radhës me 3 bufa kënete dhe me një nënshkrim të shkurtër në krah “TikTok” dhe një duartrokitje ngjitur.
Komente
