Dje rrjeti ziente e shkumëzonte: flitej, përflitej e stërflitej skandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit. Rrallë rastis të ndeshësh të tillë rrëmet. Në një kuptim gjithçka është e justifikuar. Ta kthejë biri i botës zyrën e shtetit në bordello dhe të gjithë këtë të mos e dëgjosh a lexosh, po ta shohësh sikur të ishe i pranishëm, doemos që është sensasion nga ata që rrallë ke fatin, a më saktë taksiratin t’i shohësh.
Duke ia lejuar vetes që, në vrullin e parë të bashkohesh me rrëmetin e sharjeve, përqeshjeve dhe ngërdheshjeve për këtë akt të shemtuar, disa çaste me vonë, kur esëllohesh dhe reagimi masiv fillon e kthehet në zhurmë bezdisëse, nis e pyet veten: nga buron gjithë ky interes? Më tej akoma mund të pyesësh: pse skandalet korruptive me miliona të vjedhura e të shpërdoruara nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?
Po të nisesh nga interesi publik, skandelet me miliona duhej të ngjallnin shumë më tepër reagim, urrejtje e përbuzje sesa shfrytëzimi i postit për një mender akt seksual. Në rastin e parë vidhen e shpërdorohen taksat, djersa ime dhe jotja që duhej të shkonte për shkolla, spitale, shërbim urban etj. etj., kurse në rastin e dytë nëpërkëmbet një një person i vetëm.
Pse kur dhunohemi të gjithë në radhë reagojmë më pak sesa kur përdhunohet një person i vetëm? Është kjo një anomali apo diçka e përligjur? Mbase na bën më mirë të mendojmë e të diskutojmë gjëra të tilla sesa të ekzaltohemi a, larg qoftë, të eksitohemi me video seks.
Sepse populli shqiptar është i frustruar seksualisht! Nuk i sheh shefat sa emërohen në detyrë duan të zënë dashnore sepse gjithë jetën nuk kanë mundur t'a realizojnë këtë ëndërr, bile edhe gruan jua ka gjetur babai!!
PërgjigjuPse nuk shkruan per Arlind Gjokutajn o z.çapajev?! Apo e ke tendin! Dhe atij i jane vene byrzylyqet ne zyre per nje veper penale shume me te rende se kjo. Gjithe rilindja eshte llumnaje ne keto aspekte. Rama eshte modeli i tyte dhe gjithe te tjeret jane minirama qe po e **jne kete popull perdite perpara dhe sidomos mbrapa.
Përgjigju