Foto ilustruese

Pse, sot ndodh plebishit i ngjashëm në Kosovë me revolucionin e Kubës! 

14 Shkurt 2021, 16:04| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 16:07

  • Share

Kjo analizë e imja është në këndvështrimin e analizës, pa vendosur në përfshirje pasionet e mia, apo bindjet e mia personale.

Sot, diskutimi mbi Kurtin lidhet me faktin, se ai është i majtë dhe madje disa e lidhin me ekstremin e majtë, duke hamendësuar me ekstremin e majtë, me bindjen se Kurti është komunist dhe ai do të vendos komunizmin në Kosovë. 

Komunizmi ka mbaruar me rënien e murit të Berlinit, duke u groposur njëherë e mirë si model shteti, apo si regjim komunist. Po pse ka sukses modeli i majtë i Kurti në Kosovë? 

Së pari, Kurti me nivelin e tij të lartë intelektual e ka sjellë të majtën në një dimension tjetër. Por, çfarë ka në thelb versioni i tij me atë të Kubës, kur ndodhi revolucioni? Kurti e ka sjellë të majtën në versionin e patriotizmit, duke e ngërshetuar me nacionalizëm. Kosova, ashtu si Kuba, është në përplasje interesash mes Perëndimit dhe Lindjes. Kjo e bën të jetë në qendër të vendës.

 Së dyti, e djathta, nëse mund të quhet ashtu në Kosovë, ka dështuar, sepse ajo ka perceptimin e qytetarëve të thjeshtë, si një djathtë e pasuruar në kurrizin e vendit dhe në xhepat e qytetarëve. Po ashtu, edhe e majta klasike në Kosovë ka dështuar, sepse ajo ka hijen e të kaluarës se Jugosllavisë e po në të njëjtën kohë ka bashkëqeverisur me të djathtë, jo për interesat e qytetarëve apo të vendit, por për interesa të ngushta për pushtet. Gjithashtu, e majta e Kosovës nuk ka mbajtur qëndrime te themi populiste, apo popullore në lidhje me çështjet e sovranitetit. Kjo ka bërë që pakënaqësia të rritet në masën popullore e kështu qytetarët po e shikojnë Kurtin si lider revolucionar dhe ky i fundit po e zëvendëson hapësirën e pakënaqësisë me qendrimet e tij.

Marrëveshjet e fundit dhe largimi i Kurtit në kohë pandemie nga faktorët politik, si të majtë apo të djathtë, u bënë bashkë për ta rrëzuar, ka krijuar perceptimin popullor se liderit historik në Kosovë janë të interesuar vetëm për pushtet dhe jo për hallet e qytetarëve apo për të ardhmen e Kosovës. 

Në këtë këndvështrim, sot, sipas shumicës së njerëzve në Kosovë, po ndodh një revolucion paqësor me votë për përmbysje të madhe. Kurti nuk besoj se do të ketë në mendje të bëj komunizëm, sepse edhe po të doje nuk mundet për rrethanat historike, por, në të njëjtën kohë, tashmë Kurti me eksperiencën e shkurtër nuk do të jetë një kundër perëndimor. Pra, sot, po ndodh një revolucion  për t'ua kthyer pushtetin qytetarëve, por në dallim me atë të Kubës, do e rreshtoj Kosovën më me shumë sovranitet në krah të Perëndimit . 

Kurti fiton, sepse klasa politike tradicionale si majtas dhe djathtas ka dështuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?