Në 21 Janar 2011, si sot 12 vite më parë, para zyrës së Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, do të shënohej një nga krimet më të rënda, më flagrante, më sfiduese për drejtësinë dhe më të shumëfishta shtetërore gjatë 3 dekadave të fundit, krim i cili dy vjet më vonë do të vuloste edhe fundin e Sali Berishës në pushtet dhe ndoshta edhe të PD-së. Garda e Republikës, nën urdhrat verbalë dhe jo verbalë të Sali Berishës, qëlloi rreth 500 herë mbi dhe drejt protestueseve, duke vrarë postuesit e pafajshëm Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, si dhe duke plagosur Sokrat Gode, Fatos Mahmutaj, Ilia Papa, Erald Bisha, Ilia Qesku dhe Artes Dybeli.
Fillimisht Sali Berisha sajoi disa alibi për vrasjet si: Vrasjet nga brenda turmës, plagë të shkaktuara nga afër, plumbat rikoshet, versioni i grushtit të shtetit, thika me helm dhe çadra pistoletë, më tej vrasje brenda rrethimit etj. Kur të gjitha alibitë ranë njëra pas tjetrës, krimi i 21 janari u mor përsipër nga Sali Berisha, ende sot i pandëshkuar nga drejtësia, i shpallur non grata bashkë me familjen në 19 maj 2021 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. Berisha tha se garda vret në një situatë grushti shteti dhe se kishte në plan të vriste me 5 snajperë Edi Ramën, në atë kohë kryetar i opozitës.
12 vite pas vrasjeve, ka nisur një diskutim nëse SPAK-u duhet të hapë dosjen e 21 janarit, për të marrë nën përgjegjësi penale orkestruesit e krimit. Dy janë rrugët e hapjes së dosjes nga SPAK. Së pari, hetimi i vrasjeve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Dhe së dyti, duke konsideruar rrethana dhe prova që janë injoruar nga prokuroria dhe gjykata. Mes këtyre provave përfshihen edhe 7 lëvizje flagrante dhe të kamufluara për mbulimin e krimit të 21 Janarit, diktimin e hetimeve, manipulimin e provave të krimit si dhe për t’ia faturuar vrasjet kundërshtarit politik. Po kush janë 7 lëvizje inkriminuese?
1. Zhdukja e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë
Pamjet filmike të serverit të Kryeministrisë, si prova kryesore për të zbardhur ngjarjen dhe për të ngritur akuzën për përgjegjësit e vrasjeve, u zhdukën natën e 21 Janarit në ambientet e Kryeministrisë. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Për zhdukjen e pamjeve filmike prokuroria akuzoi shefin e IT, Armando Kasa, por ky i fundit i shpëtoi drejtësisë, siç i shpëtuan edhe vrasësit. Për t’u shfajësuar për fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, në orën 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 Janari, Berisha deklaroi në 23 Janar se kishte urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm Gjergj Lezhjan që t’i vinte pamjet në dispozicion Prokurorisë. Me sa duket urdhri nënkuptonte zhdukjen e pamjeve filmike.
2. Tentativa për blerjen e familjarëve të viktimave
Fillimisht Sali Berisha tentoi t'ia faturonte vrasjet PS-së dhe Edi Ramës. Në funksion të këtij plani, Sali Berisha tentoi të blinte me para familjarët e të ndjerit Hekuran Deda, i vrarë në bulevard, në këmbim të pranimit të Berishës për ngushëllim. Berisha dërgoi tek familja e Hekuran Dedës një nga njerëzit e tij më të besuar, Fatos Skejën. Vëllai i Hekuran Dedës, Sabit Deda ka rrëfyer: “Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju a gjej me fotografi personin, do t’ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin. I thashë pse Berisha nuk erdhi në varrim kur qenka kaq i interesum. Më tha jo ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë. Nuk e nalova unë. Ai më tha se kam një shumë parash. Nuk mi cilësoi se sa. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnji gja. Pasi e pa që nuk jena tu e pranu, doli në rrugë e prapë më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë vetëm me atë, unë e vëllai i vogël. Pranojeni, pse s’e pranoni, ça arsye ka, filloi me shajtë të tjerët. Personin ta gjejmë ne, më tha, kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, do të merret ai me atë punë. Ka me e vra ai. Po se vrau ai e vras unë. Ki kur erdh këtu folëm, pimë kafen, tha jam Fatos Skeja. Unë e njifsha se është i zonës tonë. I thashë qofsh shnosh. Tha unë sa kam dal prej kafes. Kam qenë me Sali Berishën. Tha kokë më kokë me Sali Berishën. Tha bile më pret në zyrë. Tha se e marr pri këtu në telefon. I thashë që nuk e pranoj. Tha unë kam qenë në tarracë, sipër të kryeministrisë dhe e kam pa nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranoni Saliun me ardh me pi kafe këtu dhe të gjitha gjanat kam me i rregullu un”.
3. Tentativa për të ndërhyrë tek kryeprokurorja
Berisha nuk lejonte zbatimin e urdhrave të prokurorisë për arrestimin e zinxhirit komandues të Gardës. Mëngjesin e 23 janarit 2011, dy ditë pas vrasjeve në bulevard, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, shfaqet i alarmuar në zyrën e Bamir Topit, në atë kohë President i Republikës. Basha i kërkon Topit në emër të Sali Berishës të ndërhynte tek kryeprokurorja Ina Rama, që tërhiqte urdhër-arrestet për zinxhirin komandues të Gardës dhe të bëhej kështu palë me pushtetin që kishte vrarë. Bamir Topi i refuzon kërkesën. Kaq do të mjaftonte që disa orë më vonë, kur Basha i kishte komunikuar refuzimin nga Topi, Sali Berisha të shpallte Bamir Topin si pjesë e grupit organizator të puçit të pretenduar ndaj tij. Topi u shpall pjesë e grupit puçit vetëm sepse nuk pranoi kërkesën e paligjshme për të ndërhyrë tek kryeprokurorja. Ndërhyrja e Berishës është rrëfyer në detaje nga Bamir Topi në librin e tij “Nocturn”.
4. Bllokimi i urdhër-arresteve
Mund të konsiderohet si akti më flagrant i pengimit të drejtësisë. Urdhër-arrestet e firmosura nga Prokuroria pasditen e 21 Janarit 2011, për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, nuk u njohën nga policia me justifikimin se kishin gabime gramatikore. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, policia nuk njihte autoritetin e prokurorisë, për shkak se ishte vendosur në funksion të planit të Berishës për të manipulimin e provave të krimit. Më vonë ishte Sali Berisha ai që mori përsipër refuzimin për zbatimin e urdhrave të prokurorisë për arrestimin e krerëve të Gardës. Sipas Berishës kishte një plan B për vijimin e puçit të shtetit dhe se urdhër-arrestet ishin në funksion të këtij plani. “Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale”, tha Berisha.
5. Përdorimi i Spitalit Ushtarak për manipulimin e vrasjeve
Sali Berisha shpalli me shpejtësi versionin se vrasjet ishin realizuar nga brenda turmës, me qëllim për t’ia faturuar krimin PS-së. Në funksion të këtij skenari, pushteti i Berishës vuri në lëvizje Spitalin Ushtarak që të konfirmonte këtë version të rremë. Disa mjekë dolën e thanë se plagët ishin shkarkuar me armë zjarri nga afër. Dy mjekët ishin Sami Koçeku dhe Alfred Gega. Vteëm disa orë më pas, do të publikohej videoja në media, që tregonte vrasjen e Hekuran Dedës nga gardisti Agim Llupo. Videoja shembi të gjithë skenarin e Berishës. Në vitin 2014, dy mjekët u ndëshkuan nga Urdhri i Mjekut për “Shkelje e etikës mjekësore dhe sekretit profesional”.
6. Ndryshimi i tytave të armëve të vrasjet
Bllokimi i urdhër-arresteve u bë për disa qëllime; për të fituar kohë për manipulimin e provave dhe koordinimin e dëshmive. Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se nga pistoleta ‘Beretta model 92-FS me numer P52796Z’, në përdorim nga Komandanti i Gardës asokohe Ndrea Prendi, është qëlluar 11 herë. Është provuar se Ndrea Prendi ka vrarë Faik Myrtajn. Ndërkaq, vetëm një herë është qëlluar me pistoletën ‘Beretta model 92-FS me numër P52796Z’, në përdorim nga shoferi i Prendit. Sipas hetimeve, tyta e pistoletës së Ndrea Prendit është ndryshuar me tytën e pistoletës së shoferit të tij.
7. Komisioni hetimor kundër hetimeve të prokurorisë
Në çdo vend normal, kur ndodh një krim, është prokurori autoriteti i cili heton dhe merr në pyetje të dyshuarin. Në Shqipëri, pas krimit shtetëror të 21 Janarit 2011, i akuzuari kryesor Sali Berisha tentoi të merrte në pyetje kryeprokuroren Ina Rama, përmes komisionit të famshëm të çadrave-pistoletë dhe thikave me helm. Berisha ngriti me shpejtësi një komision hetimor, duke tentuar të dublonte prokurorinë dhe të diktonte rrjedhën e hetimeve. Në kuadër të përpjekjeve për të penguar drejtësinë janë edhe sulmet ndaj kryeprokurores së atëhershme Ina Rama, rrethimit të presidentit Bamir Topi etj.
Keni harruar proven e 8 te 21 Janarit. Eshte 1 Prilli 2013 kur Edi Rama hoqi bllokun e zi dhe e beri te kuq duke firmosur bashkeqeverisjen me Ilir Meten. Viktimat u rrokullisen ne varr sepse vdiqen per te hipur ne karrige menderen e felliqur te atij qe per 2 vite i harroi sakrificen. Sa per ngjarjen e 21 Janarit mendoj se Rama nuk ben dot hetime dhe drejtesi. Ka 10 vite qe i genjen familjaret dhe ka 10 vite qe ata ushqehen nga gjaku i te reneve me vende pune nga pushteti amoral Rama-Meta. Ketu nuk ka gazetari qe te flase troç per amoralitetin e te gjithe klases politike te vendit. Berisha, Meta, Rama, Basha jane produkti i nje shoqerie te degraduar. E meritojme plotesisht kete sjellje, kete ekonomi dhe kete drejtesi. Dilni dhe protestoni per Luizin e Big Brotherit tani dhe mos komentoni me gomarlliqe.
Përgjigjuor miq keta mbrojne njeri tjetri osi si mi thane troc mbulojne hardheqet e njeri tjetrit , keta te gjithe jane pushta qe punojne e vjedhin vec per familjet e tyre si rama berisha dhe ilir kokqypi , duhet me eskavator mi mbledhe nji nga nji ne vilat ku jetojne e mi hedh ne kazana te plehnave se keshtu jane keta vemje qi pijne gjakun e popullit dite per dite
PërgjigjuKanuni i ben derman ketij vrasesit.. cbejne Hakljat?
PërgjigjuEshte nje nga arsyet qe eshte non grata plus sorosi meqense nuk e kuptonte pse ishte shpallur
PërgjigjuNese SPAK e merrë në dorë 21 janarin, atëher Edvin shkjau shqipfolës do shkoj aty ku e ka vendin në burg të përjetshëm. Shpresojë se SPAK do e fillojë hetimin sa më parë …!!!
PërgjigjuO Arbëkar, po çfarë lidhje ka këtu kryeministri i sotëm , pa na trego pak ,n.q.s. je kodosh dhe i pa fytyrë ,mos disinformo me shkrime e komente që detyron të tjeret të të hedhin bagla surratit... tung