Ilir Meta

Pse të gjithë ikin nga Meta? 40 figurat që u distancuan, nga grupi i 2009-ës te Agron Çela në 2023! Shkodra, qarku i fundit ku ‘shkërmoqet’ Partia e Lirisë

8 Janar 2023, 16:28| Përditesimi: 8 Janar 2023, 16:39

  • Share

Shkodra ishte i vetmi qark ku LSI-ja e Ilir Metës, e shndërruar në Partinë e Lirisë, shmangu rënien dramatike në zgjedhjet parlamentare të 2021. LSI-ja preku fundin në 11 nga 12 qarqe, ndërsa nuk arriti të merrte asnjë mandat në 9 qarqe të vendit. Disfata dramatike e LSI-së ishte edhe shkaku kryesor i humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pasi nga ana tjetër, Partia Demokratike u rrit me 165 mijë vota krahasuar me rezultatin në zgjedhjet e 2017.

Qëndrueshmëria elektorale e partisë së Ilir Metës në Shkodër i atribuohet biznesmenit dhe deputetit Agron Çela, i konsideruar si një nga pikat e forta të LSI-së në këtë qark, ashtu siç ishte Nasip Naço në Berat, Lefter Koka në Durrës etj.

Por, ditët e fundit, edhe Agron Çela ka deklaruar publikisht largimin nga Partia e Lirisë dhe kalimin në Partinë Socialiste. "Unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera", tha Çela. Bashkë me Çelën po afrohet me PS-në edhe Edmond Ndou, i cili ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.  Ikjet e mëdha nga LSI-ja ndahen në tre faza që nga themelimi në 2005 dhe deri më sot pas ndryshimit të emrit në Partinë e Lirisë.

Faza e parë e largimeve u shënua në korrik-gusht të vitit 2009, kur Ilir Meta mblodhi 85 mijë vota për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti dhe më pas iu bashkua Berishës, duke qeverisur bashkë deri në vitin 2013. Figurat kryesore themeluese si Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Mustafa Muçi dhe Sokol Axhemi kundërshtuan aleancën me Berishën dhe u larguan nga LSI-ja. Meta i konsideroi largimet si diversion i Edi Ramës.

'Eksodi’ i dytë i madh në LSI është shënuar pas aleancës së dytë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në fillim të vitit 2018 deri para zgjedhjeve parlamentare 2021. Nga partia e Ilir Metës u larguan Nasip Naço, Lefter Koka, Gledion Rahovica, Alqi Bllako, Elez Gjoza, Hasan Halili etj. Largimi ndikoi në rënien e LSI-në zgjedhje, sidomos në Durrës, Tiranë dhe Berat. Pas zgjedhjeve nga LSI-ja u largua edhe Luan Rama, i cili pati përplasje me Petrit Vasilin dhe Metën në Vlorë.

Nga viti 2018 dhe në vijim, LSI është braktisur nga dhjetëra përfaqësues vendorë. Në Tiranë, nga LSI janë larguar Bora Panajoti, Genta Mezini dhe Naim Halili, në Fier Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto dhe Marsida Bega, në Blesh Besmira Xhaferri dhe Ramadan Elezi, në Gjirokastër Adrian Hyska, në Shkodër Elton Radovani, Sokol Jubica, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, në Devoll Albert Lilo, Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku, në Durrës, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku, në Korçë Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, në Kurbin Drane Halilaj dhe Vlash Piroli, në Vlorë Artimida Luci, në Kukës Zarie Visha etj.

Në vitin 2019, u larguan nga LSI-ja Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai etj. Edhe këto lëvizje u konsideruan nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si pastrim i partisë së tyre dhe pazare të Ramës.

Faza e tretë e largimeve nga LSI ka nisur disa muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Edhe pse nuk e fshehu nervozizmin, Ilir Meta tentoi të relativizonte largimin e Agron Çelës dhe Edmond Ndout, duke deklaruar se “Nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes".

Figurat politike që u larguan nga partia e Ilir Metës: 

  • Agron Çela
  • Luan Rama
  • Nasip Naço
  • Lefter Koka
  • Robert Bitri
  • Alqi Bllako
  • Ralf Gjoni
  • Gledion Rehovica
  • Ergys Agasi
  • Emond Rrushi
  • Edmond Ndou
  • Ylli Shehu
  • Shemsi Prençi
  • Edmond Haxhinasto (distancuar)
  • Vangjel Tavo (distancuar)
  • Fatos Klosi
  • Sabit Brokaj
  • Pëllumb Xhufi
  • Ndre Legisi
  • Sabit Brokaj
  • Mustafa Muçi
  • Sokol Axhemi
  • Dritan Prifti
  • Pjerin Xhuvani
  • Besjan Pesha
  • Spartak Braho
  • Elez Gjoza
  • Hasan Halili
  • Aurora Mara
  • Enver Roshi
  • Edlira Hyseni
  • Elda Hoti
  • Ediola Braho
  • Nimet Musai
  • Enada Koçiraj
  • Bora Panajoti
  • Elton Radovani
  • Genta Mezini
  • Parid Xhihani
  • Aleksandër Lipivani
  • Ali Karaj

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • besmiri: 09/01/2023 12:47

    Keni harruar dhe Luan Duzhen qw eshte larguar.

    Përgjigju
  • Tirane: 09/01/2023 12:46

    Po kjo eshte kollaj fare. Si popull legen qe jemi ky dikur i blente njerzit . Tani PS po ia blen keto njerz nga ky. Si perfundim kto qe blehen e shiten jane legena qe vjedhin kete milet. Tera partit me hajduta me njerz pa dinjitet jane por me pasuri e jemi kthyer ne origjin qe eshte vjedh se do te vjedhin.

    Përgjigju
  • andy: 09/01/2023 06:07

    iliri eshte njesoj ssi saliu,,,i merr njerezit ne parti....per te sshfrytezuar voten e tyre,,,dhe per te vjedhur me moniken arken e shtetit...

    Përgjigju
  • Iris: 09/01/2023 01:16

    Tani e kane rradhen Kryemadhi,Vasili e Nesho te largohen,se nuk ka mbetur me njeri.

    Përgjigju
  • Malo: 09/01/2023 00:13

    Mafiozi Meta nuk ja me akses pushteti ne menyre qe tu garantoje para publike dhe ndikim. Tashme ato kontrollohen eksluzivisht nga super mafiozi Edi Rama, i cili here pas here kryen keto "blerjet" e eksponenteve mizeeje qe kane mbire ne politike. Vete Rama eshte etaloni ose shembulli me sinjifikativ i korrupsionit politik me transplatimin prej ish mafiozit Nano.

    Përgjigju
  • ZotiKorekt: 08/01/2023 19:31

    E thjeshte! Unë u largova nga kompania ime sepse shefi im hëngri gjithçka vetëm në kompani. PL është një kompani! *Fitimi* (pa taksa) fshihet nga lideri dhe investohet në Londër. Askush nuk është budalla!

    Përgjigju
  • Iken se:: 08/01/2023 18:48

    Se eshte parti baxhellash, hajdutesh e spiunesh eshte bajga e shoqerise shqiptare.

    Përgjigju
  • Mond Brinja: 08/01/2023 18:17

    LSi nuk pjerdh per keta se esht lum i dal nga kanali mutit.sa te ket baxhellat dhe kornutot si mua do jet gjithmon force par.roft Iliri dhe Monika Shqiperi te rente pika

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/01/2023 18:13

    Sepse ky eshte kontigjenti i pajisur me Certifikate korrupsioni…nuk i plas per partine por aty ku ka lek.

    Përgjigju
  • Shkumbini: 08/01/2023 16:55

    Ky i parafundit, Aleksander Lipivani eshte mamuth i korrupsionit Ka qene ne AKKP dhe i ishin errur syte. Edhe te thoshte m.mengjes donte leke.Ai eshte turp kush e afron.

    Përgjigju
  • Kasem Taveni: 08/01/2023 16:54

    Po kta jan larguar se Mona Doktoresha i vizitoi kta njerëz e tha kta sbëjnë për vjedhje e korupsjon prandaj kta të gjith jan hajvan që partia ime si mban.

    Përgjigju
  • Japine: 08/01/2023 16:47

    Lesh e li LSI parti e hajduteve e spiuneve e baxhellave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?