'Pse të mos fitojmë në Turqi?', Demollari: Për Kombëtaren s'do ishte keq as vendi i tretë

10 Tetor 2019, 13:18| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 14:54

  • Share

Fitorja në ndeshjen e fundit me Islandën ka kthyer optimizmin te Kombëtarja shqiptare dhe kjo duket jo vetëm në deklaratet e trajnerit Reja apo futbollistëve, por edhe te një legjendë e futbollit shqiptar si Sulejman Demollari. Në një intervistë për ‘Report TV’, Demollari thotë se kuqezinjtë kanë shanset për t’ia dalë të premten në Turqi pavarësisht se në ndeshjen e parë në Shkodër u mposhtën 0-2.

“Ndeshja më ndeshjen nuk ngjan, ndryshon 100 perqind. Unë personalisht mendoj se nëse skuadra jep maksmimumin, është e motivuar, pse jo nuk e merr një rezultat pozitiv. Fakti që humbën në ndeshjen e parë nuk do të thotë se duhet të shkojmë me këtë mendim.”

I pyetur nëse ky është moment i duhur që trajneri Reja të bëjë rinovimin e Kombëtares me element të rinj Demolarri përgjigjet:

“Ajo është edhe politikë e në projektin e federatës së bashku me stafin teknik. Ky edicion pse jo mos të shërbejë për të ardhmen, për t’u kualifikuar në finalet e botërorit.”

Sipas ish-futbollistit të Kombëtares nuk do të ishte aspak zhgënjyese nëse Shqipëria nuk kualifikohet, por renditet në vendin e tretë.

“Unë them nëse e mbyllim në vendin e tretë është një klasifikim I pëlqyeshëm duke parë potencialin e ekipeve që ne këmi në grup.”

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?