Kreu i lëvizjes "5 yjet", komediani Beppe Grillo

Periferi

Pse te ne s’del një si Grillo dhe aktorët s’sensibilizojnë dot njeri

19 Prill 2018, 17:30| Përditesimi: 19 Prill 2018, 17:41

  • Share

Që një vend të ketë një shtet, një shoqëri e tërë duhet ta dëshirojë atë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë superfuqi sepse bijtë e dhjetëra nacionaliteteve të ndryshme, që atë e popullojnë ëndërruan të bëhej vendi më i qytetëruar, i drejtë e i mirë. Amerikanët kishin një ëndërr dhe luftuan ta realizonin atë. Gjermanët bënë Gjermaninë, pasi kuptuan e përbuzën deri në dhimbje atë që Hitleri e hitlerianët bënë. Italianët u vranë për të luftuar Mafien dhe përditë e më shumë luftojnë të kapërcejnë kriza, gjendje të papëlqyeshme ku herë pas here bien si shoqëri. Greqia “prodhoi” Tsipras-in, Kosova Albin Kurtin, po ne çfarë po prodhojmë?

Një elitë të mërzitur me Edi Ramën, pasi ai, ndryshe nga Berisha më parë, nuk i sajdis siç ata do të donin apo kanë pritshmëritë të sajdisen nëpër sallonët e pushtetit ekonomik e politik e mesa duket njerëzit këtë e perceptojnë, e kuptojnë. Në shkrimet e deklarat e tyre është fare e lexueshme ajo që ata nuk arrijnë dhe si fëmijë flasin kapriçozë, pa argumente e fakte, që nuk justifikojnë atë që ata nxijnë.

Shumë turfullojnë e mallkojnë: Shqiptarët nuk ngrihen, shqiptarët nuk duan t’ja dinë, shqiptarët janë kot. Shqiptarët flasin vetëm në FB dhe nëpër kafene, shqiptarët nuk veprojnë. Asnjë nga mendimtarët e politikës në opozitë, të medias, artit apo shoqërisë civile nuk mendon: Po përse shqiptarët nuk na ndjekin në asnjë kauzë që hedhim në treg dhe e shesim si skandalin më të madh? Përse, veç tubimeve politike me pagesë apo premtimin se kur merret pushteti, përkushtimi shpërblehet, çdo lëvizje tjetër shuhet si flaka e dobët në një fije kashte?

Mesa duket, edhe shqiptarët, si italianët, si gjermanët e çdo popull tjetër, veprojnë nëse si ndriçues kanë njerëz që i bëjnë vërtetë të ëndërrojnë e të ndryshojnë për mirë. Mesa duket, ata shqiptarë që s’ndjehen mirë po presin të dalë Grillo ynë i radhës, që për vite e vite të tëra nuk ka folur e shkruar, si këta tanët, për mllefe e inate personale e provinciale.

Deri atëherë, shqiptarët, preferojnë të vëzhgojnë që diçka të ndodhë nga shtëpitë apo nga ekranet. Sigurisht, do të dëgjojnë edhe apelin e aktorëve që Teatrin Kombëtar ta restaurojnë me dhurimet e shqiptarëve, do të shënojnë edhe numrin e llogarisë se ku këto para t’i derdhin… po pastaj? Shqiptarët, si çdo popull që kërkon zhvillim e përmirësim do të kuptojnë e do të ndjejnë se fjalët e thëna janë akoma ato të mëndjes, të llogarisë, derisa nga zemrat të dalin fjalë të ndjera e të vërteta, shqiptarët, do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Komento

Komente

  • edi: 22/04/2018 04:19

    Kur te marre fund sistemi i rrotacionit 8 vjeçar dhe formula e zgjedhjeve e cila nuk lejon asnje parti te kaloje pragun

    Përgjigju
  • redi: 21/04/2018 13:42

    Shqipwria kerkon nje lidership te ri , por ajo qe duhet te ndodh ka dy pengesa kryesire , qe jane mentaliteti yne ( klanor ose krahinor ) si dhe politizimi i cdo aspekti si art ,kulture dhe OJQ . Pa besim ne lideship nuk ka ndryshim te status kuos , se shqiptaret nga optimist jane kthyer der diku ne psimist per shkak te zhgenjimit nga kjo klase politike qe vetem ndrron pushtetet dhe hane vaxhdimedi e njera tjetres dhe populli vuan depresionin dhe varferine

    Përgjigju
  • Diaspora: 20/04/2018 00:40

    Perse flet per gjera qe nuk njeh ?! Grillo-s nuk do ia varte njeri po mos te lidhej me nje shoqeri private persona prapa qe nuk dihen kush jane dhe ngriten levizjen me populiste qe ekziston , e ngjashme me nazismin qe ti permend ! Gezojini keto vite demokraci e mos krijoni deshira qe mund te ishnin me keq se ajo diktature qe kaluam !

    Përgjigju
  • Liku: 20/04/2018 00:36

    Eshte e vertet cdo gje e artikuluar nga ju. Jemi i vetmi popull qe mitizojm personin duke besuar me sy mbydhur. Per mua mjedisi politik nuk i lejon te dalin Bepe Grillo. Duke qene se te gjitha dalin nga partia Meme. Nese del nje Albin Kurt nuk e pasqyron media e lidhur me politiken. Sindikatat te lidhur me pushtetin. Shoqeria civile pret fonde nga qeveria. A e kuptini qe cdo gje ne kete sistem eshte i kapur?? Per mua vetem Revolucioni ben pune. Sepse nese ne kohen e Zogut apo te Ismail Qemalit politika behej nga njerezit e pasur e me tradita te forta kulturore sot ke brek grisur qe u bene te pasur nga pushteti e qe ne shtepi hane akoma me gishta. Ku gjuhen e huaj nuk e mesuan ne familje por si emigranta rrugash. E kur erdhen ne Ardhe u bene te pasur me vjedhje pronash. Ku shtepia e tyre nuk njohu kurr napolonin arit e heren e pare qe veshen kustum ishte ne dasmen e tyre. Ku dhe ate kustum e moren borxh.

    Përgjigju
  • Sali topja: 19/04/2018 22:46

    Kush do dali Agron Llakaj..

    Përgjigju
  • platoni: 19/04/2018 20:22

    Ca krahaso mi Albe. Lubonja qe kakaris me ate Andin si pule apo ca koleget e tu pupupupupu

    Përgjigju
  • Klodi: 19/04/2018 20:20

    Duhe te kalojne edhe 500 vite qe te vije nje tjeter Skenderbe.Keta jane turkoshake e kane gjak te prishur

    Përgjigju
  • irida: 19/04/2018 19:11

    Gramatikisht S'S nuk eshte e perdorshme, ndersa brendia c'te thuash, nuk ke thene ndonjehere mrekullira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?