Pse u harrua për 7 ditë Klodian Rasha, nga 'çunat e Lulit dhe Monikës'?

17 Dhjetor 2020, 19:31| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 19:33

  • Share

Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria, por që të harrohen “Revolucionet” për 7 ditë, kjo është e paprecedentë. Nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Protestat lindin si qytetare dhe përfundojnë si ish-pushtetare. E dëgjuat ambasadoren amerikane Yuri Kim?

Ka një javë që nuk e përmend termin “opozitë”, por i quan “ish-pushtetarë”. Lexoni me kujdes deklaratën e saj:

“Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.”

Për herë të parë në historinë politike dhe diplomatike shqiptare eleminohet termi “opozitë. SHBA dhe BE nuk e njohin Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën si opozitarë, por si ish-pushtatarë. Ky është thelbi që Shqipëria nuk njeh as revolucion dhe as rotacion, por vetëm stanjacion.

Ky është shkaku që çdo kauzë lihet në mes dhe protestat dështojnë. Ky është shkopi në rrotat e demokracisë shqiptare. Ky është demotivimi që shohin miliona shqiptarë kur shohin në krye të protestave fytyrat e ish-pushtetarve.

U harrua Klodiani dhe degraduan protestat sepse nuk kishte si ndodhte ndryshe. Ata që dolën për Klodianin u mënjanuan dhe drejtimin e protestës nuk e vazhduan “çunat e lagjeve”, por çunat e Monikës dhe Saliut. Ata nuk kishin dhimbsuri për Kodianin, por ju dukej si dhuratë për Krishtlindje “vrasja” për ta shfrytëzuar politikisht.

Ata filluan të dhunojnë familjen e Kodianit duke e akuzuar që shiti gjakun e birit të tyre. Baltosën prindërit e Klodianit sepse nuk kishin kauzë Klodianin, por thjesht porosi nga partia të përdornin kufomën. Ata nuk kanë as dhembshuri prindërore dhe as njerëzore, prandaj kauza u shua.

Ata e harruan Klodianin pas 3 ditësh. Vetëm prindërit do e vajtojnë deri sa të mbyllin sytë dhe takohen në botën e përtejme. “Çunat e Monikës dhe Lulit” që akuzuan babin e Klodianit pas 3 muajsh nuk do vajtojnë Klodianin, por rezultatin e zgjedhjeve.

Deri atëhere do vazhdojnë të shuajnë dhe shkatërrojnë çdo kauzë qytetare, ashtu siç vepruan me protestat e “Takses ne rrugen e Kombit”, me “Astirin” apo me “Protestat e studentëve” dy vjet më parë.

E kanë zakon: Çdo muaj dhjetor ata shuajnë si zjarrfikëse çdo flakë dhe vullkan qytetar që kërkon ndryshim. Do shuajnë çdo kauzë, ose do e marrin peng.

Kjo do zgjasë deri sa në krye të protestave të kemi një opozitë të re dhe jo pushtetin e vjetër, siç e quajti ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Komento

Komente

  • Shkencëtar Doktor Profesor Rexhep Kasap Bule Leka: 18/12/2020 16:01

    O kreshniku haleve mos haro se dhe ti ke qen pjestar i ksaj partie antishqiptare i partis qenef pd. Po kur kta jashqitje të kombit Shqiptar të nxorën ty me shkelma jasht ti ke filluar të lefësh si kone. Po kto lefje skan vler tani o kreshniku haleve.

    Përgjigju
  • Edu Ramadan KRISTAQ: 17/12/2020 20:25

    We eka ber lemsh duket por tani vetem DRITA E KUQE I MUNGON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?