Kronikë
Kronikë

Pse u largua Gledis Nano? Rama tregon ku gaboi: Nga korrupsioni te vrasjet pa autorë! Policia kishte nevojë për shkundje

22 Shtator 2022, 22:07| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 22:09

  • Share

1663414682_WATERMARKREPORTtv.01381418.Still018.jpg

Parcelat me kanabis, korrupsioni në polici, pasiguria në plazhe dhe vrasjet pa autorë. Sipas kryeministrit Edi Rama, këto kanë sjellë largimin nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë.

“Ai ka kryer detyrën, nu ki është vënë në dyshim as përkushtim, as përpjekja, por rezultati. Me atë rezultat dhe me atë situatë ku ne befas nisëm të shohim simptoma problematikash me të cilat policia e shtetit është ndarë prej kohësh. Që nga rishfaqja e disa parcelave me kanabis pranë zonave urbane tek duart e zgjatura te uniformave blu për të marrë ryshfete nëpër rrugë dhe tek seria e vrasjeve pa përgjigje të periudhës së fundit dhe situatën e pakëndshme në raport me disiplinimin e sezonit turistik. Të gjitha këto kërkonin shkundje”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Policia s'kishte dijeni për fatin e Ervis Martinajt', Rama: Kjo ishte arsyeja kryesore pse shkarkuam Gledis Nanon! U takua me Jeton Lamin? Legjendë urbane


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?