Pse u shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm i PS? Gjiknuri: Për Ahmetajn do të shkruaj kur të dal në pension

6 Shkurt, 13:19| Përditesimi: 6 Shkurt, 13:33

  • Share

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga arratia në intervistën e dhënë në televizionin e Berishës pak ditë më parë deklaroi se Damian Gjiknuri u hoq nga detyra si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pasi I kishte dalë në mbrojtje atij.

“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Ahmetaj.

I pyetur për gazetarët gjatë prononcimit për median si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore Gjiknuri u rezervua ta komentonte por tha se e vërteta e atij debati do të ishte objekt i librit të tij me kujtime

“Shpjegimet e mija i kam dhënë atëherë në sekretarin. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mija”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?