Ilir Meta

Pse u tërhoq Meta nga 'sqarimi' i skandalit që i ka plasur dhe pse gazetarët nuk 'guxuan' ta pyesin

19 Tetor 2020, 20:48| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 20:50

  • Share

Fundjavën që lamë pas, Ilir Meta sulmoi ashpër gazetarin Adriatik Doçi, për publikimin e fakteve të skandalit të presidentit me dhënien e shtetësive.

Ai e kërcënoi atë me anë të zëdhënësit të vet, se do hakmerrej ndaj gazetarit dhe madje do e fuste në burg.

Natyrisht që kërcënimet e tij nuk është se trembin më kënd në këtë vend, pasi tashmë janë bërë të zakonshme.

Por në reagimin e tij, zëdhënësi i Metës tha se ky i fundit do të dilte të hënën në konferencë, për të folur edhe për skandalin që i ka plasur në derë dhe do na tregonte se gjithë faktet që janë publikuar, janë të pavërteta.

Ndaj dhe po e prisnim me kuriozitet se çfarë do të thoshte.

Por, në mënyrë të habitshme Ilir Meta është tërhequr nga ajo që kishte paralajmëruar vetë nëpërmjet zëdhënësit të tij, pra që do të na përgënjeshtronte për skandalin që i kemi publikuar.

Ai nuk tha asnjë fjalë për dhënien e shtetësive në shkelje të ligjit, për qindra persona, pasi në fakt nuk ka se çfarë thotë.

Meta thjesht kërcënon e bën shantazh, me shpresë se gazetarët, më saktë Shqiptarja.com dhe TemA, pasi asnjë medie tjetër s’po merret me këtë rast skandaloz, do të tërhiqen nga kjo çështje.

Dhe kjo gjë u pa edhe në konferencën e kësaj të hëne, pasi asnjë gazetar që ishte në Presidencë, nuk guxoi ta pyeste Ilir Metën, për skandalin me dhënien e shtetësive.

Në fakt, këtij skandali nuk i shmanget dot.

Le të bëjë si i çmendur dhe si pasardhës i Skënderbeut.

Një ditë do të përgjigjet. / Tema

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çimi: 19/10/2020 22:26

    Ai prape do te dale fitimtar se s'ka kala qe s'e marrin komunistet

    Përgjigju
    • O Cimi: 20/10/2020 00:29

      Ke cmimin nobel

  • O tej: 19/10/2020 21:05

    Metmuti hajduti eshte kap me presh ne dore.Tani ngelet o ta fute ne by.*** i tja fute Mones

    Përgjigju
  • Haha: 19/10/2020 21:00

    Memuti te tremb ai mender te ha mune.Si dordilec vetem korbat qe gjurmojne kermat tremb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?