Ylli Manjani

Pse Ylli Manjani i sulet si i tërbuar Yuri Kim dhe kaloi në ‘prehrin’ e Berishës?! Një histori me Balilin, perandorin e drogës që u godit nga amerikanët 

13 Janar 2022, 19:56| Përditesimi: 13 Janar 2022, 22:00

  • Share

TIRANË- Ish ministri i LSI-së në krye të Drejtësisë, Ylli Manjani, befasoi jo pak opinionin publik, kur u shfaq në podium, në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 20 dhjetor 2021, para Kryeministrisë, gjoja kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, por që në fakt u lexua si një demostrim i dështuar force kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Manjani, i cili ka kaluar sa nga PS-ja tek LSI-ja dhe së fundi nga LSI-ja tek Berisha, është ekspozuar edhe me kritika të forta dhe sulme ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. “Sa herë të dëgjoni zonjën Kim është Rama nga prapa... Përderisa ka arritur ta përdorë si ministre të propagandës ambasadoren e SHBA, vërtetë BRAVO!”, tha Manjani në shtator të vitit 2021. 

Në korrik 2021, Manjani hodhi idenë e dëbimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, nga Shqipëria. “Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren Yuri Kim... Kolegët e saj kudo në Evropë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak”.

Ideja e dëbimit nuk ishte e paprecedentë. Në fakt, Ilir Meta dhe Sali Berisha, në vitin 2010, kërkuan përmes një letre sekrete drejtuar DASH dëbimin e ish ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, me argumentin se kishte kritikuar qeverinë e tyre. Por si përgjigje morën një shuplakë nga SHBA. 

Po pse Ylli Manjani është rreshtuar me Berishën dhe sulmon ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila sipas DASH përfaqëson qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë? Arsyet mund të jenë të shumta. 

‘Perandori i drogës’ Klement Balili, ish-drejtor i LSI-së për Transportin në Sarandë, u godit falë angazhimit të DEA-s amerikane. Për kapjen e tij, Ambasada Amerikane në Tiranë, ushtroi një presion të jashtëzakonshëm. Presioni ishte i tillë saqë Balili u dorëzua në polici, duke u dënuar më pas me 10 vite burg, ndërsa iu bllokua një pjesë e pasurisë. 

Po ç’lidhje ka Manjani me Balilin? 

Kur ‘Eskobari i Ballkanit” ishte në arrati dhe ish-ambasadori amerikan Donald Lu deklaronte se nuk ka vullnet për të kapur, Ylli Manjani ishte ministër i Drejtësisë, i propozuar nga LSI-ja. Sa herë ushtrohej presion për kapjen e Balilit, Manjani reagonte me nervozizëm, duke deklaruar arrestimi ishte një detyrë e policisë, një e vërtetë në fakt. 

Dy ditë pas dorëzimit të Balilit në janar të 2019, Manjani bëri një deklaratë të çuditshme, teksa tha se “Që mesa di unë akuzat i ka ngritur prokuroria greke dhe jo ajo shqiptare. Gjithë debati mbi çështjen janë muhabete që fryhen e fryhen e fryhen, unë nuk e di, por duhet të flasë gjykata”. 

Në vitin 2017, Manjani u akuzua se kishte blerë një apartament tek një kompani, e cila kishte ndërtuar në pronën e vëllait të Klement Balilit. Dihet që Balili e kishte kamufluar një pjesë të pasurisë në emër të të afërmve. 

Manjani pranoi blerjen e apartamentit, por sipas tij, jo tek Balilët. Manjani tha se nuk e kishte blerë tek Bashkim Balili, por tek Pëllumb Hysi. 

Në mars të vitit 2017, doli në skenë Rigels Balili, nipi i trafikantit të drogës. Balili tha se gjithë verën Ylli Manjani e kishte kaluar në kompleksin e Balilëve, i cili sipas prokurorisë ishte ndërtuar me para droge. “Mund t’ju them se Manjani ka qenë i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin. Manjani gjithë verën pushonte në kompleksin tonë me familjen e tij”, tha nipi i Balilit. 

Këtë herë Manjani e pranoi se kishte kaluar pushimet tek Hoteli i Balilit, duke shtuar se nuk kishte gjë të paligjshme. Megjithatë, të gjitha këto rrethana nuk do të thonë domosdoshmërisht se Manjani sulmon SHBA dhe është bashkuar me Berishën, për shkak të goditjes së Balilit. 
 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drita: 14/01/2022 06:32

    Sa te kete Shqiperia yllihajvane zore se behet,Sa te kete Shqiperia hajdut me bollek ministra e plera pafun drogaxhinj pe hesap si kykok lopa mos shpresoni se behet

    Përgjigju
  • All bythq...i: 14/01/2022 00:33

    Po prandaj sbehet ai vend, eshte i marre peng nga tipa si ky by...q..I.

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/01/2022 23:14

    Sepse i njejti hall i bashkon te gjithe maskarenjte.Kane frike nga SPAK. Ylli Manjani ja ka friken SPAKUT sepse fonde nga ministria kur ishte minister ne funksion,kan avullu ne menyre qe vetem ai mund ta shpjegoje,e kjo eshte teme qe hyn direkt ne komPetencat e SPAK,arsye me shume per ti shpallur lufte SPAKUT,politizuar ate dhe te denigroje mbeshtetesit kryesore te e tij si psh,Ambasadorja e SHBA-ve,Yuri Kim.

    Përgjigju
    • Preng: 14/01/2022 03:10

      Po pse ti medon se SKAPI qe vedosi rama e ben detyre drejt .po jo kurre e bot .

  • Gripi: 13/01/2022 22:49

    Merruni me Manjanin qe nuk ka me pushtet dhe nuk shikoni cirakun e Balilit ish drejtorin e policise Ardi Veliu qe perdori makinen e shtetit si taxi. Mos shikoni se kush e administron vertete Santa Quaranta. Mos shikoni se Balilin e hoqen nga rregjimi 41 bis. Mos shikoni tenderin e byrzyljeve se kush eshte fajtor Manjani apo Vasili por shikoni mitingjet e Saliut.

    Përgjigju
  • Indrit: 13/01/2022 22:10

    Uuuu doli ky qe ben si tip sportivi e ne darke na vesh syze e del shet mend? Po ik o gjobaxhi po te hetohen skandalet e tua me burgjet ty dka zot te shpeton! Ik mbyllu ne shtepp mos jep mend o "bredharak", eshte e vogel Shqiperia!

    Përgjigju
  • adi: 13/01/2022 22:07

    o koke sallator po ti gruan e shokut tend keshilltar e bere notere e legen! Ti ske len takse pa mare nga Drejtoret sa te plasi mina ne dore me Policine e Burgjeve me drejtorin qe e emerove me buje!!! Mban mend o manjan???

    Përgjigju
  • armand: 13/01/2022 22:04

    o Manjan hajduti qe merje takse nga burgjet edhe nga drejtoret edhe nga drejtoret e policise se burgjeve qe i ke emeruar vete! Po mos bej si i ndershem apo ke filluar je ber intelegtual tani! Ne kohen tende plasen skandale me policine e burgjeve....E di shume mire ti ke kishe Drejtor Policie qe e prezantove me shume buje! Ju shqiptarja.com kerkoni pak dhe e gjeni kollaj! Respekte!

    Përgjigju
  • krrajli beratit: 13/01/2022 21:29

    pooo shuuuuum i saket ky shkrim, sic thuhet neper kafene lidhjet e ketij hajvani me jaguar, qe sillet si tip sportiv e palestrohet rregullisht si i lindur ne paris kalojne nga daedshpk. tik toku ka nisur per cdo hajvan.

    Përgjigju
  • redi: 13/01/2022 21:10

    Cfar te komentosh kete anormal ne politik.Ish socialist ,ish LSI -St dhe tani demokrat.Megaloman qe lirine e fjales e quan ofendim ndaj te tjereve dhe arrin deri tek zonja Juri Kim.Avdall, nuk eshte shoqja jote as kolegia jote ,por perfaqesuesja e shtetit amerikan ne Republiken e Shqiperise. Kur nuk gjykon demton veten, megjithate vazhdo se mire e ke

    Përgjigju
  • brother: 13/01/2022 20:22

    qenia me e paftyre ne tirane. Nje hajdut ordiner me cizme qe ben moral pa piken e turpit. Te gjithe ja dine pasurite, te gjithe ja njohin pislliqet dhe ky kujton se nuk e njohin. Mha njani

    Përgjigju
    • Endri: 13/01/2022 21:41

      Dhe mbi te gjitha nje sahanlepires i pashoq

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?