U ngritën sërish në gjoja protesta. U mobilizuan sërish (pas urdhërit nga Berisha) për të protestuar ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. U ngritën ata që marrin rrogë në muaj sa 25 pensione punëtori, u ngritën ata që firmosin në 4-5 bordero dhe sërish janë të pakënaqur nga Edi Rama. Sa për statistikë. Në 2 dekadat e fundit janë arrestuar nga policia, hetuar nga prokuroria dhe dënuar nga gjykatat mbi 916 pedagogë. Janë dënuar për fallcifikatorë, për diploma fallco, plagjatura, mastera, doktoratura dhe gjëra të tjera të paligjshme, mbi 356 pedagogë.
Shumica e tyre sot vazhdojnë të japin leksione në fakultete pa pikën e turpit. Kanë marrë (blerë) me para në dorë në Strugë, Shkup, Plovdiv, dhe Sofje, mbi 400 të tillë, diploma, doktoratura, mastera, etjjjjjj. Dhe kjo ka ndodhur nën pushtetin e Sali Berishës. Janë rekrutuar dhe marrë në punë si pedagogë (me urdhër partie, sms, dhe para nën dorë) 40 per qind e pedagogëve të sotëm.
Shifra të frikshme dalin nga përgjimet e atyre që kanë paguar 25-30 apo dhe 40 mijë euro për tu punësuar si pedagogë definitivë, ndërkohë që ka shumë të tjerë që kanë vite e vite që punojnë si pedagogë të jashtëm,me specializime brënda dhe jashtë shtetit, dhe nuk marrin emërimin pa paguar. Situata në universitetet tona publike, ka nisur tatëpjetën 25 vite më parë, kurse nga 2005 deri 2013, ajo pësoi një degradim dramatik.Sikur Edi Rama, të mos kishte marrë iniciativën për të mbyllur ato dhjetra “universitete kioska”, sot akoma do të ishim në ditën e kiametit në arsimin e lartë. Sot akoma do të prodhoheshin mediokërr nga “universitetet kioska”, që nuk lanë çoban, murator, peshkatar dhe injorant me 4 klasë, pa e pajisur me 2-3 diploma. Kjo ka marrë fund, dhe Edi Rama meriton respekt.
Por ç’po ndodh sot ? Edhe pse nuk dua ti përgjithësoj ata që dalin në protesta (dhe nuk dihet pse dalin), dua të them se, 70 per qind e tyre, marrin miliona lekë nga universitetet,marrin miliona lekë nga vendet e tjera të punës ku janë “bashkëpunëtorë”, por nuk dalin dot nga rreshti i Sali Berishës. Mjafton të hetosh, mjafton të shkosh në degën e financës në universitetet tona publike, dhe të mësosh se si, dhe sa paguhen sot pedagogët. Por ajo ç’ka bie në sy, mbetet fakti se më të “ethshmit” dhe më të “zjarrtët” kundër qeverisë janë pikërisht ata, që ndoshta nuk duhej të ishin fare atje ku janë sot.
Më “antiqeveritarët” dhe më “varfanjakët” janë ata që hiqen sikur “nuk u del rroga”, por në fakt kanë vegjetuar mrekullisht prej vitesh si pseudopedagogë, duke mbushur kutitë e biskotave dhe babaneve me para studentësh, gjithmonë kur ka sezon provimesh. Mjafton tu hetosh skedën e pasurisë, dhe do të befasohesh, kur shikon dhe mëson se shumica e pedagogëve “antiqeveritarë”, janë me 2-3 apartamente, miliona lekë në banka, me biznese, etj, etj. Një pedagog italian apo grek, do ti kishte zili. Kjo pra është situata që qeveria dhe kryeministri e njohin mirë, dhe u japin atyre ç’ka u takon.
Vënia nën urdhërat e Sali Berishës, u ka zhvlerësuar atyre gjithçka kishin dhe kanë nga gjoja profesioni. Pedagogu nuk duhet të jetë kurrë mercenar politik, dhe as mitingash partish, aq më pak i korruptuar, pasi misioni i tij është fisnik, ndaj them se protesta e tyre ishte dhe mbetet, bllofi më qesharak që nxjerr zbuluar skenarin e ish-liderit “non-grata”….
Po ca flet ore. Ca pedagogesh jane keta, sidomos ata me grada shkencore neper Evrope. Ske ci do. Eh mor jahu! Pedagog eshte Edi Rama qe dhiplomen e mori vetem tu fjet dhe degju prrallat e gjyshes...
PërgjigjuRrespekt ????????
PërgjigjuDoli prape ky Turi qe kur ishte i vogel donte te behej pedagog po s'ia doli dot dhe tani flet gjithe mllef qe nga maja e thanes.
PërgjigjuMe cfare nuk je dakord, cfare nuk qendron ne keto qe thote Ajazi?!
Sakte
Përgjigju