Ilir Meta

Pseudo të përndjekurit që të hapin barkun kur mbrojnë spiunin Ilir Meta

31 Korrik 2022, 12:02| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 12:07

  • Share

Më hapin barkun këta të përndjekurit politikë që janë vërsulur të mbrojnë Metën nga akuzat për bashkëpunëtor i Sigurimit, pa pasur asnjë informacion për dosjen e tij.

Më kujtojë një ngjarje para disa vjetësh kur këngëtarja e njohur Alida Hisku, e burgosur politike, denoncoi përdhunimet në qeli që bënte Sigurimi grave të burgosura politike .

Edhe atëherë dolën ca burgosur politikë kundër sajë .

Ajo thoshte më kanë përdhunuar mua ,këta i thoshin, jo gënjen, e dimë ne nuk të kanë përdhunuar sikur ajo po thoshte që ishin përdhunuar këta . Ngritën një makinë balte kundër sajë sa e detyruan të heshtë dhe çështja u mbyll me kaq .

Po le të flasin ata që kanë informacionin e duhur.

Ç'është kjo pikë e zezë, nuk denoncon dot dikush një krim të komunizmit dhe i sulen të gjithë kundër.

Në vend të kërkojnë hapjen e dosjeve dhe ndëshkimin e krimeve të komunizmit po përdoren për të bllokuar çdo përpjekje për këtë proces.

Po le të mbrohet vetë Meta, ta mbrojnë ata sugurimsat dhe xhelatët që dekoroi.

E ka shumë të thjeshtë: Të marrë e të publikojë dosjen, po është i pastër, dhe çështja mbyllet.

Pse duhet të dalin viktimat e krimeve të komunizmit e të mbrojnë xhelatët ?!

Gjithë jetën do ti përdorë Sigurimi dhe komunistët këta ?!

Përdorimi i dosjeve të Sigurimit sot ,është arsyeja më e madhe pse ato duhet të hapen e të publikohen për të gjithë .

Kjo do të sjellë çlirimin e mijëra bashkëpunëtorëve që po mbahen peng një pjesë edhe nga radhët e viktimave të krimeve të të tyre.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?