Luis Enrique, trajneri i PSG-së

Sport

PSG dominon Inter Miamin, Luis Enrique: Pjesa e parë ishte e shkëlqyer

30 Qershor, 12:18| Përditesimi: 30 Qershor, 12:20

  • Share


Paris Saint Germain vazhdon marshimin në Kupën e Botës për Klube, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas fitores 4-0 ndaj Inter Miamit të Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Në një paraqitje brenda nivelit të pritur, skuadra franceze dominoi takimin që në minutat e para, duke vulosur fitoren që në pjesën e parë. Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique u shfaq shumë i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij.

“Mendoj se e nisëm ndeshjen pothuajse në mënyrë perfekte, krijuam shumë raste. Ishim të shkëlqyer në pjesën e parë”, deklaroi spanjolli për mikrofonat e DAZN. “Në pjesën e dytë, kishim më pak energji, ishte ndryshe. Por jam i lumtur. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, mentalitetin e tyre, qëndrimin e tyre”.

Fitorja e PSG-së ndaj një rivali me emra të mëdhenj si Messi e Suarez tregon se kampionët e Evropës janë gati për të luftuar për trofeun në këtë turne ndërkombëtar. Në çerekfinale PSG luan kundër Bayern Munich.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ PSG dhe Bayern Munich fitojnë me goleada, përballen bashkë në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve! Messi jashtë turneut


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?