Paris Saint Germain duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe dhe për këtë arsye po mendon për Khvicha Kvaratskhelia. Lojtari i Napolit ka përfunduar në fokusin e parisienëve, megjithatë sipas asaj që raportohet nga 'Corriere dello Sport', napolitanët po mendojnë një rinovim për të shmangur humbjen e gjeorgjianit si dhe të Victor Osimhen.
Me Mbappe që në fundin e sezonit do jetë i lirë dhe i gatshëm për të ndërruar ambeint, në Paris nuk kanë humbur kohë dhe kanë pikasur as më pak e as më shumë një nga talentet më të mëdha të Serie A dhe jo vetëm.
Edhe pse Khvicha Kvaratskhelia e ka dëshirë të jetë pjesë e Real Madrid dhe nuk e ka fshehur, duket se roli i liderit dhe paga e majme në qytetin e dashurisë mund ta joshë 23-vjeçarin që pas dy sezonesh të largohet nga Napoli.
80 milionë euro është vlera e tij në treg, me kontratën që i skadon në verën e 2027. Dhjetë gola dhe nëntë asistime për gjeorgjianin këtë sezon, teksa ai do jetë pjesë e Euro 2024, me Gjeorgjinë që siguroi një vend për në Gjermani për herë të parë në histori.