Virgil van Dijk takohet me drejtuesit e PSG-së

Sport

PSG i eliminoi, sheikët kërkojnë t'i marrin Liverpoolit edhe kapitenin! Zhvillohet takimi i parë

12 Mars, 15:00| Përditesimi: 12 Mars, 15:02

  • Share

PSG eliminoi Liverpoolin në 1/8 e Champions League. Pas 120 minutave dhe penalltive, në "Anfield" ishin miqtë nga Parisi që dolën me kokën lart, në një sfidë që prodhoi shumë emocione.

Si të mos mjaftonte humbja, një foto ka trazuar tifozët dhe ambientin e Liverpoolit. Në të duket sheiku i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi me kapitenin e The Reds, Virgil van Dijk. Veç tyre prezent ishte edhe Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së.

Zërat për një largim të mundshëm të kapitenit van Dijk pas shtatë sezonesh nga Liverpool shtohen edhe për shkak se kontrata e tij skadon këtë verë dhe palët nuk kanë një akord për rinovimin.

Në moshën 33-vjeçare dhe pa një kontratë të firmosur, PSG po shfrytëzon të gjitha mundësitë për të bindur një nga mbrojtësit më të mirë në botë që të kalojë në "Parkun e Princave" nga sezoni i ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?