PSG mund 3-0 Lajpcig/ Francezët prekin për herë të parë në histori finalen e Champions League! (VIDEO-Golat)

18 Gusht 2020, 22:58| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 10:27

  • Share

PSG është finalistja e parë e Champions League. Kampionët e Francës mundën pastër 3-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në "Da Luz" Lajpcig duke siguruar për herë të parë në histori finalen e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Ëndrra e gjermanëve të Lajpcig për të bërë historinë morri fund që në pjesën e parë kur PSG shënoi dy herë me brazilianin Marquinhos dhe argjentinasin Di Maria. Në fraksionin e dytë llogaritë i mbylli Bernat.

Neymar-Mbappe me shokë presin në finalen e madhe fituesen e gjysmëfinales tjetër Lyon-Bayern Mynih takim që luhet të mërkurën. Finalja e Champions do të luhet të dielën më 23 gusht në Lisbonë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?