"Parku i Princave", stadiumi i PSG

PSG ndryshon shtëpi, 'Parc des Princes' nuk i jepet klubit të Al Khelaifi-t! Investim 1 miliardë euro

16 Janar 2023, 21:28
  • Share

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo refuzoi t'i shesë "Parc des Princes" Paris Saint-Germain-it dhe në këtë mënyrë të ndalojë rinovimin dhe modernizimin e stadiumit për të rritur kapacitetin.

Shefi i "Katar Group" dhe njëherazi presidenti i PSG-së,  Nasser Al Khelaifi është i vendosur të transferojë klubin parisien në një stadium të ri dhe modern, duke investuar 1 miliardë euro. Pas deklaratës përfundimtare të kryebashkiakes së Parisit, PSG duket se do ndërrojë shtëpi.

"Stadiumi nuk i shitet PSG-së, është një pozicion përfundimtar dhe i vendosur, sepse ‘Parku i Princave’ është trashëgimia kulturore e qytetit. Ne mund ta mbështesim PSG-në në dëshirën për rindërtim dhe modernizim, por nuk mund të gërmohet aty”, thotë Anne Hidalgo.

Opsioni i parë është kalimi në "Stade D'France", por problemi është se përdorimi i stadiumit është i kushtueshëm dhe është e padobishme të luhet atje, kështu që  opsioni më i mirë është një stadium i ri. Plani është ndërtimi i stadiumit të ri në periferi të Parisit dhe atje PSG përmes Al Khelaifit do të investojë deri në një miliardë euro për të ndërtuar një tempull futbolli super modern, i cili do të sjellë edhe të ardhura.

Shtëpia aktuale e PSG-së ka një kapacitet prej 48 mijë spektatorësh, teksa stadiumi i ri do ketë rreth 60 mijë ulëse. Pas mungesës së kompromisit për rinovimin e stadiumit aktual, duket se pas 50 vitesh PSG do të ndërrojë shtëpi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?