Luis Enrique

PSG zyrtarizon Luis Enrique-n: Jam i lumtur të jetoj në këtë qytet

6 Korrik 2023, 10:07
  • Share

Paris Saint Germain ka emëruar Luis Enrique-n si trajner të ri me një marrëveshje dy vjeçare. Ish-trajneri i Barcelonës ka qenë pa punë që kur u largua nga Spanja pas largimit të tyre nga Kupa e Botës 2022 në dhjetor. Spanjolli ishte në listën e ngushtë për punën e teknikut te Chelsea dhe Tottenham në fillim të kësaj vere.

Kampionët e Francës i dorëzuan spanjollit një marrëveshje dy vjeçare për të marrë drejtimin e klubit nga "Parc des Princes", pas shkarkimit të Christophe Galtier, largimi i të cilit u konfirmua të mërkurën në mëngjes.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Enrique u shpreh i emocionuar. “Jam i lumtur që i bashkohem Parisit për të shijuar një përvojë të re. Është shumë emocionuese të takosh njerëz të rinj, të jetosh në këtë qytet, të mësosh një gjuhë të re dhe mbi të gjitha, të menaxhosh PSG-në”, tha trajneri në fjalët e para.

Puna e fundit e 53-vjeçarit në një klub ishte me Barcelonën, ku ai fitoi tripletën në vitin 2015. Ish-trajneri i Romës dhe Celta Viga-s tani pason Galtier, pavarësisht se 56-vjeçari udhëhoqi PSG-në drejt titullit të Ligue 1 sezonin e kaluar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?