Psikologia Artemisi Dono në 'Klinika 24': Çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë për të dalë nga kjo gjendje

10 Nëntor, 08:56| Përditesimi: 10 Nëntor, 09:19

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte Artemisi Dono, psikologe klinike e cila foli për ankthin dhe depresionin si probleme të shëndetit mendor, që tashmë mund të cilësohen si epidemi.

“Ataku panikut ka disa shenja që shpesh mund të duket si sëmundje kardiake dhe mund të ngatërrohet me të” , tha në fillim të bisedës psikologia, duke shtuar se shumica e njerëzve mund të përjetojnë një atak paniku të paktën njëhëre në jetën e tyre.

”Së pari, për të shpjeguar termat një atak paniku është një ngjarje shumë intensive emocionale që na krijon bllokim frymarrje, duke përfshirë mendjen por dhe trupin tonë”, shtoi Artemisi në studio.

Kryesisht ndodh për shkaqe të panjohura, por mund të ketë dhe motive që lidhen me një ngjarje në të shkuarën tonë. Ataku panikut mund t’i ndodhi kujdo dhe nuk bën përjashtime dhe lidhet kryesisht me frikën tonë.

“Gjatë një ataku paniku ajo që vihet re është frymëmarrja e shkurtër, pasi duket sikur një person nuk merr dot frymë”, tha psikologia.

Zakonisht ataku panikut nuk ka ndarje moshe, pasi mund të përjetohet nga të gjithë dhe lidhet me nivelin e stresit.Psikologia sugjeroi disa metoda të thjeshta si meditimi apo frymëmarrja, apo çajrat e ndryshëm, që të kalojnë problemin me atakun e panikut.

Ora 09:06
Inxhinieri i biomjekësisë në 'Klinika 24': Në të ardhmen jeta jonë do të varet nga robotët

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika, i cili foli për dadot e së ardhmes që do të jenë robota me inteligjencën artificiale.

“Zhvillimet teknologjike të së ardhmes po ndikojnë shumë, veçanërisht ndërthurja e teknologjisë me mjekësinë apo me robotikën” , tha Ermandi në fillim të bisedës.

Në vendet e zhvilluara sistemet robotike janë në fazë testimi dhe mund të ndikojnë në cilësinë e mjekësisë. Sistemet robotike nuk mundet gjithsesi të funksionojnë pa një drejtim, kështu që do të duhet dhe prezenca e njeriut në çdo rast.

Aktualisht mjekësia në distancë apo sic njihet ndryshe “remote” ka kohë që po praktikohet në disa spitale të njohura në botë. Një pjesë e mjekëve janë pro këtij zhvillimi dhe një pjesë nuk janë dakord, por ndërkohë teknologjia po avancon. Sipas Armandit, e ardhmja do të jetë e dominuar nga teknologjia dhe mund të kemi surpriza që njerëzimit duhet të jetë i përgatitur paraprakisht.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?