Psikologia Jonida Haxhiu: Shumica e rasteve të abuzimit ndodhin nga familjarët

15 Qershor 2020, 11:51| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 12:01

  • Share

Sot në studion e ''Rreze Dielli'' u diskutua për vërtetësinë e abuzimeve seksuale në institucionet shtetërore për kujdesin e fëmijëme ekspertin e kujdesit alternativë Saimir Bakalli si dhe psikologen Jonida Haxhiu e cila tregoi se si mund ti tregojmë fëmijëve se cfarë janë abuzimet seksuale dhe se si mund të mbrohen fëmijet prej tyre.

Psikologia Jonida Haxhiu thotë se edukimi mbi kuptimin e abuzimeve seksuale është një ndër bazat e edukimit të fëmijës dhe se shpesh sipas statistikave abuzimi ndodh nga persona të afër të familjes.

‘’ Nuk mjafton që ne ti themi fëmijëve që shiko nëse vjen dkush I panjohur të afrohet sepse shpesh herë keqkuptohet dhe këtë gjë e hasim dhe në takimet që bëjmë më fëmijët me prindërit,  apo me edukatorët, që është ajo baza që nëse dikush të afron një karamelemos e pranon.Problemi është që shumicën e rasteve abuzimi nuk ndodh nga të panjohur por nga persona të njohur të familjes, abuzimi ndodh nga familjarë, nga kushërinj. Kështu që në këtë pikë prindri duhet të kuptojë që ky informacion I duhet dhënë vazhdimisht, ditë pas ditë si pjesë normale e edukimit.

Ajo thotë gjithashtu se puthja në buzë e fëmijëve nga të rriturit është një veprim I gabuar.

 ‘’ Për sa kohë kjo është një sjellje që ndodh, që vazhdon dhe se dimë sa vazhdon, kështu që duke pasur parasysh efektin që krijon, duke pasur parasysh keqkuptimet që kjo sjellje mund të mbart, duke theksuar ciltërsinë, sepse në shumicën dërrmuese të rasteve është një shenjë e afeksionit por duke qenë se mund të keqkuptohet mund të shtrembëroj komunikimin, afeksionin midis prindërit dhe fëmijës unë do isha kundër dhe jam kundër dhe gjithmonë kam qenë kundër këtij lloj afeksioni.

Ndërsa eksperti Saimir Bakalli thotë se në institucionet shtetërore nuk janë më shumë 600 fëmijë nën mbrotjen e shtetit.

‘’ Në Shqipëri në fakt institucionet mund të themi se janë në një numër minimal, sepse fëmijët jqë janë në këto institucione nuk janë në një numër shumë të madh, shkon rreth 600 fëmijë në total për gjithë Shqipërinë’’. Por stafet që janë në këto institucione, shumica prej tyre janë vetëm me një shkollë të mesme. Tashmë ne kemi futur psikologë, punonjës social, personel të kualifikuar që të merren me cështjet e fëmijëve sepse një kujdestare duhet te jetë me një shkollë të lartë, të paktën të ketë background-in e shkencave sociale. Kjo gjë nuk është, nuk ndodh. E dyta shteti duhet të ketë politika që fëmijët mos shkojnë direkt në këto institucione.

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?