Kronikë

Psikologia për Report Tv: Abuzuesit seksual kanë marrë dënime qesharake, rastet e dhunës nuk denoncohen! Familjet të frenojnë luksin te fëmijët

3 Korrik 2021, 18:18| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 18:44

  • Share

Rasti i abuzimit seksual në Kavajë ku një 31-vjeçar drogoi dhe më pas përdhunoi mbesën e tij 14 vjeçe, tronditi vendin. Psikologia Marsela Lekli tha në Report Tv se fatkeqësisht raste të tilla nuk denoncohen dhe nuk fliten në opinionin publik. Ajo tha se rastet janë të rënda dhe fokusi kryesor i trajtimit të tyre duhet të jetë gjendjen psikologjike e të abuzuarës. Psikologia tha se fatkeqësisht edhe pse ligji është ashpërsuar në tentativë për të ulur rastet e tilla, janë parë se shumë abuzues të të miturve në fakt kanë marrë masa qesharake.

“Mendoja se me ashpërsimin e masave të ishin ulur rastet, por në fakt shoh se raste të tilla nuk denoncohen dhe nuk preferohen të fliten në opinionin publik. Shumë persona që kanë abuzuar me të mitur kanë marrë masa qesharake dhe kjo duhet të ndryshojë pasi duhet një masë e rreptë që të bëhen shembull për të tjetër“ tha psikologia Lekli.

Lekli foli edhe për rastet e aksidenteve që shkaktohen nga mosrespektimi i shpejtësisë, sidomos nga të rinjtë me makina luksoze. Sipas saj, familja duhet të frenojë luksin te të rinjtë. Luksi i bashkuar me adrenalinë e tyre, tha psikologia i bëjnë të rinjtë të ndihen sikur kryesojnë ambientin shoqëror duke bërë që në vend që të ndërgjegjësohen kur janë në makinë të thyejnë rregullat e qarkullimit duke marrë jetë njerëzish.

“Drejtuesi i automjetit duhet të jetë i ndërgjegjësuar që në momentin që del në rrugë, sado të ashpra të jenë masat. Nëse nuk do të kemi ndërgjegjësim do kemi edhe më shumë aksidente. Modeli fillon që nga familja dhe më pas policia në rrugë. Faza e parë e edukimit vjen nga familja dhe më pas është ndërgjegjësimi i vetë personit duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Familjarët duhet të frenojnë luksin tek fëmijët se po të mos kishte atë makinë nuk do ndodhte ajo që ndodhi në Vlorë”, tha ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?