Politikë

PS-ja e Lezhës: Bashkia presion biznesit për të mos votuar! Fran Frrokaj: Denoncojini ose heshtni!

29 Qershor 2019, 17:00| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 19:22

  • Share

Partia Socialiste e Lezhës akuzon bashkinë, që drejtohet nga Fran Frrokaj, i zgjedhur nga PD-ja për presion ndaj bizneseve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Dega e PS-së përmes kreut të shtabit Ernest Rakaj paralajmëron padi penale për këdo që bën presion te votuesit.

"Bashkia në ikje e Lezhës me sejmenët e vet të taksave sot është lëshuar në biznese, duke bërë presione për të mos marrë pjesë me votime. Gjuha e shëmtuar e përdorur, duke i kërcënuar me penalitete është akti i fundit i një grupi punonjësish shtetërorë që përveçse nuk kanë bërë një lek punë për 4 vite, por shkelin ligjin elektoral.

Ju bëjmë thirrje bizneseve që të shpërfillin çdo akt paligjshmërie dhe të jenë të qetë se ditët e tyre kanë mbaruar. Ne po ndjekim me qetësi situatën dhe jemi në kontakt me çdo problem dhe tentativë. Jemi të vendosur për ruajtjen e standardeve të larta të procesit të votimit, dhe denoncimin e çdo personi që tenton të prekë procesin" thuhet në reagim.

Bashkia e Lezhës e drejtuar nga Frrokaj ka reaguar pas akuzave nga dega e PS-së për presion. "Nëse vetëm njëri nga ju ka hasur presion apo sjellje jo korrekte nga strukturat e Bashkisë Lezhë, të çfarëdo motivi, ju kërkojmë të denonconi publikisht ose pranë organeve kompetente nëpunësin në fjalë.

Ndryshe, i kërkojmë partisë që kërkon të vetë emërohet në krye të Bashkisë, të respektojë “heshtjen” zgjedhore të partisë së tyre për partinë e tyre dhe të presë ballë lartë e duarplot rezultatin e paracaktuar mbase që sot në zyrat e tyre nga komisionet e tyre të “pavarura”" deklaron ajo.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?