Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar tetë dekrete të Presidentit Ilir Meta, shtatë që u kthyen për shqyrtim dhe njëri për emrin e propozuar nga kreu i shtetit për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në seancën e sotme Besnik Dervishi u zgjodh për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, ndërsa Ervin Mete u emërua kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Rendi i ditës që u miratua sot nga Kuvendi
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2. Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4. Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5. Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum - Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8. Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet, 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim
Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë
Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar
Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë
Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Ervin Mete emërohet Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Lajmi kryesor:
PS-ja rrëzon tetë dekretet e Metës/ Gjoni: Rama-Basha flirt, votojmë kundër 'Zgjedhores'! Balla: S'ka dashuri, por ftesë për dialog PD-së
/r.k./ReportTv.al