Rritja e çmimit të produkteve të shportës nuk ka nisur pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, por që në muajin shtator. Këtë e pohojnë anëtarët e komisionit të ekonomisë, socialistja Pranvera Resulaj dhe. demokrati Arbi Agalliu. Deputetja Pranvera Resulaj u shpreh se vendimi për kontrollin e çmimit të karburantit është marrë në kohën e duhur, ndërsa Arbi Agalliu e quan një vendim të vonuar, por të duhur. Agalliu u shpreh se me ndryshimin e çmimit të naftës, rritja e çmimeve të produkteve të tjera është e natyrshme. Nga ana tjetër Resulaj kërkon mirëkuptim mes palëve dhe premton se qeveria do të jetë krah qytetarit. Vetë konsumatorët shqiptarë u shprehën se çmimet janë të papërballueshme dhe se do të vijojnë me protesta deri sa të ketë situate të normalizuar.
"Nuk i përballojmë dot, çmimet janë të shtrenjta".
"Do të dalim të protestojmë, i kemi pensionet shumë të ulëta për të përballuar këto çmime.", thanë qytetarët.
Por ka edhe nga ata që mirëkuptojnë edhe drejtuesit e vendit.
"Nuk ka drejtues që do ta ketë popullin kundër, por duhet të pyesim veten a ka mundësi ai të ulë çmimet? S’ mundet, kështu që do i bëjmë ballë bashkë, sepse jam i bindur se nëse kryeministri do mundej do e bënte', tha një qytetar.
Intervistat e plota me Arbri Agalliun dhe Pranvera Resulaj
Arbi Agalliu, deputet PD: Janë masa që po merren tmerrësisht vonë, po të mos ishte për ata qytetarë që reaguan do të vijonim të ishim në një ditë normale të qeverisë
Në shtator Ne kemi thirrur edhe përfaqësues të autoritet tç konkurrencës për të dhënë shpjegime mbi rritjen e çmimeve sidomos mbi shportës e çmimeve bazë por edhe të karburanteve, e shtyu ardhjen e vet me raporte COVID-i.
Çmimi i karburantit është rritur në mënyrë abuzive. Tregu shqiptar ka që në muajin shkurt që nuk furnizohet me import të naftës. Anija cisternë e fundit ka ardhur në fillim të muajit shkurt. Dhe nuk ka se si të ketë rritje të çmimit të dita ditës, të një pas njëshme, rritje çmimesh jashtë çdo lloj norme morale në raport me konsumatorin kur ne nuk kemi blerë më naftë. Abuzimi është I madh dhe qeveria duhet të ndërhynte. Ne kemi Serbinë që ka ditë tashmë që ka vendosur një çmim tavan për aq kohë sa situata është jo normale për pasojë të luftës, qeveria duhet të merrte masa. Së pari do të gjykoja uljen e barrës fiskale sepse mbi 50% e çmimit është taksë dhe patjetër që qeveria mund të reduktonte këtë bazë për një periudhë të caktuar kohore, qoftë akcizë, qoftë TVSH apo taksa të tjera të panevojshme dhe e dytë vendosja e një çmimi tavan. Jam ekonomist liberal, mendoj që tregu vetërregullohet pot në një situatë të jashtëzakonshme duhet në mënyrë të padiskutueshme qeveria të ndërhyjë. Të ndërhyjë për të ruajtur konsumatorin. I shoh të vonuara masat.
Impakti i embargos së SHBA ndaj naftës ruse
Është politikë globale ku sanksionet ndaj Rusisë janë duke u shtyra. Sasia e karburantit varet eshe nga Rusia por mund të ndodhi e kundërta që Rusia të stopojë për njëfarë kohe eksportin e karburanteve pavarësisht se e ka një nga mjetet e vet ku merr të ardhura por mos të harrojmë që ajo është prodhuesja. Tregjet janë të tensionuara, në tregjet e tensionuara përveç rritjes së çmimit në mënyrë normale kemi edhe abuzim dhe këtu duhet ndërhyrja e shtetit. Ndërhyrja e qeverisë që të amortizoi më mënyrën më të mirë të mundshme rritjen normale të çmimit dhe të kompensoi familjet dhe shtresat në nevojë apo sektorë të caktuar të ekonomisë dhe nga ana tjetër të ndëshkoi ma asnjë mëshirë të gjitha bizneset që abuzojnë. Nuk kemi parë në asnjë vend të botës që në bursë të shfaqet një çmim I rritur me 10 lekë dhe të reflektohet në të qindtat e sekondës në pikën fundore të shitjes. Aq më tepër që sektori I hidrokarbureve grosistët duhet të kishin një rezervë rreth tre muaj
Është një shkelje ligji që ndodh në vazhdimësi në Shqipëri. E kemi ngritur si shqetësim edhe herë të tjera. Nuk ja patur kurrë rezerva për tre muaj po të shikojmë importin e naftës me shitjen. Ato shiten e shiten gjatë gjithë kohës. Abuzueshmëria ngelet e lartë. Tregjet në Shqipëri më së shumti reflektojnë abuzueshmëri në raport me rritjen e çmimit si pasojë reale e çmimit të tregjeve ndërkombëtare.
Është reflektuar edhe tek produktet e shportës. Kemi vënë re rritje të shtuar të çmimeve si mund të përballohet nga qytetarët shqiptarë, çfarë munden ata të bëjnë dhe si duhet të ndërhyjë qeveria?
Mjafton që një element në zinxhirin e ekonomisë të pësoi deformim efekti është domino, është efekt zinxhir që prek të gjithë sektorët.
Patjetër që rritja e çmimit të karburanteve është produkt që impakton çdo sektor në mënyrë të padiskutueshme, Shqipëria si vend importues e shumicës dërrmuese të produkteve që përdor do të impaktohet nga rritja e kostos së transportit. Mjafton të mbetemi veç tek kjo rritje nga përtej Adriatikut do të dalim në konkluzionin që do të ketë rritje çmimesh. Shto edhe faktin e rritjes reale të kostos së këtyre produkteve si pasojë e luftës. Produktet bazë të shportës dhe të produkteve të tjera të nevojshme
Në Shqipëri kanë reflektuar rritje që prej muajit shtator por fatkeqësisht nga qeveria nuk ka patur reagim. PD ka bërë propozim jo vetëm për heqjen e taksës së Rama në karburantet por edhe për uljen e TVSH nga 20% në 5% të produkteve të shportës. Italia e aplikon. Qeveria I ka të gjithë instrumentet jo për ta frenuar rritjen e çmimit por për të amortizuar efektet negative që ajo ka në ekonomi. Ne nuk jemi në një ekonomi planovike nuk jemi në një ekonomi të një shteti komunist që qeveria do të vendosi çmimin për çdo produkt. Ne jemi në ekonomi të hapur por ama qeveritë e përgjegjshme patjetër që iu imponohen tregjeve të caktuara për të mbrojtur konsumatorin. Qëllimi është për të mbrojtur konsumatorin. Besoj që qeveria shqiptare i ka të gjitha instrumentet për ta bërë këtë por vullneti I ka munguar, të paktën deri sot që flasim.
I kemi kapacitet për të konsumuar naftën e vendit tonë?
Shqipëria i ka mundësitë e prodhimit të grurit, misrit, aq naftë sa mund të prodhohet këtu por fatkeqësisht këto industri janë shkatërruar. Janë shkatërruar me politikat në këto 30 vite. Poltika abuzuese me bazë korrupsionin ku janë shitur rafineri, vendosen taksa të larta për të favorizuar importues të caktuar të produkteve ushqimore etj. Nuk ka pasur asnjëherë të zbatuar një strategji kombëtare të zhvillimit të produktit vendas. Kemi parë fushata marketingu prodhim shqip ha shqip etj, por se çfarë bëhet me paketën fiskale për të ndihmuar këta prodhues është krejt e kundërta. Mjafton të shikojmë rritjen e TVSH për imputet bujqësore. Deri dje ishte 0 sot shkoi 10%. Nëse kemi dëshirën e qeverisë për të nxitur prodhimin vendas atëherë ti jo vetëm që s’do e rrisësh TVSH por edhe do të shkosh të subvencionosh elementë të caktuar të zinxhirit të prodhimit në sektorin e bujqësisë. E shoh jashtë çdo lloj interesi real të kësaj qeverie për të nxitur prodhimin vendas sepse nëse do të ishim efecientë Shqipëria e ka kapaciteti për të prodhuar me çmim konkurrues edhe me tregjet evropiane. Konsumatori do të shkoj tek produkti më i lirë Nëse ekonomia nuk nxjerr produktin me çmim ko kurues me produktet e importit patjetër që prodhimi vendas do të sfumohet.
A ishin masat e mara tek të duhurat?
Për të mos ardhur tek vendosja e çmimit tavan që është masë ekstreme që ti detyron tregun, ti duhet të kesh lëshime edhe nga vetja si qeveri. Nëse këto lëshime do të ishin bërë që në shtator apo tetor presioni tek grosistët do të ishte më i madh për të mos arritur në masa ekstreme që frikësojnë aktorë të ndryshëm të tregut. Besoj që masat meren gradualisht jo të lihet sa problemi të bëhet i pasuportueshëm. Sot s’kemi çfarë bëjmë
Duhet të mbrojmë konsumatorin shtresat në nevojë. Konsumi ka rënë ndjeshëm. Nuk janë argumente këto që lëviz me biçikletë apo me makinë apo në këmbë. Nuk ka nevojë familja shqiptare ta mësojë ministri kryeministri apo deputeti se si të shpenzoi.
Në këto 30 vite demokraci ta quaj, por nuk është demokraci, është një lloj vjedhje korrupsioni I organizuar nuk i është bërë asgjë tjetër përveçse ka pasur veç një qëllim. Maksimizimin I fitimit të politikanëve të lidhur ngushtë me bizneset të caktuara në kurriz të shqiptarëve. Këtë më së shumti e kam evidentuar në këto muaj që jam angazhuar edhe si deputet.
Pranvera Resulaj, deputete PS: Masat janë marrë në kohë, janë të domosdoshme qeveria nuk mund të ndërhyjë në treg sepse edhe tregu rregullon vetveten. Është masë e domosdoshme në mbështetje të qytetarit.
Hapësirë për të marrë masat herët?
Janë vendime që janë marrë në kohën ë duhur sepse edhe dinamikat kanë qenë të tilla. Nuk kemi pasur dinamikë të tillë më herët, kemi pasur shenja të ndryshimit të çmimeve të cilat reflektohen kur vijnë nga tregjet ndërkombëtare por ajo që është bërë sot është mbikëqyrja dhe mbajtja nën kontroll. Jemi duke folur për mbikëqyrje të ofertuesve.
Produktet e shportës përbëhet nga 331 produkte në 12 grupe, mbajnë 50% të peshës. Kemi një varësi të miellit për shkak të luftës. Kjo edhe rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar direkt në shportën e konsumit. Është me dinamikë të madhe dhe shqetësim të drejtë të qytetarëve ndaj qeveria po merr masa për të mbajtur nën kontroll.
Ne jemi gjithmonë duke dëgjuar zërin e qytetarit por duhet të kemi pak realistë. Nuk mendoj se ka qytetarë që nuk e di se me çfarë po përballet bota sot. Çdo qytetar është I vetëdijshëm. Qytetari nga njëra anë dhe qeveria nga ana tjetër barra duhet të ndahet në mes. Varet nga kërkesa dhe oferta dhe qeveria është aty për të ruajtur ekuilibrin, për të mbikëqyrur dhe për të ekuilibruar e kontrolluar marrëdhënien që ekziston midis kërkesës dhe ofertës.
Ka pasur inspektorë në terren?
Rritja e çmimeve është për produktet e importuara. Shqipëria është çmim kërkues dhe varet nga çmimet e tregjeve ndërkombëtare .
Cila duhet të jetë pesha që duhet të mbajnë palët?
Do të ketë vështirësi që duhet të përballohet nga të gjithë. Sa më shumë qytetarë të bien në panik ekonomia e reflekton edhe më shumë. Ajo çka kërkon një situatë e tillë është pikë së pari qetësia dhe një menaxhim I situatës në mënyrë të kujdesshme. Qytetarët nuk duhet të kenë panik. Kjo barrë duhet të ndahet midis konsumatorit dhe është krijuar dhe bordi I administrimit. S duhet spekuluar me marshin e fitimit. Nuk duhet të kërkojmë ndryshimin e taksave në këtë moment sepse ky ndryshim nuk ësht 137 i mundshëm por duhet të kemi parasysh edhe që qeveria mban një mbulesë të fortë për energjinë për shtresat në nevojë. Nëse kërkojmë edhe uljen e taksës do të kalojmë nga një situatë e vështirë për qytetarin në një situatë të vështirë për qeverinë e cila përpjekjet sërish tek qytetari. Duhet mirëkuptim.
Duhet të kemi besim dhe do duhet të rrëmbehen nga paniku. Gjërat duhet të merren me qetësi sepse qeveria është në krahun e qytetarëve. Duhet të kemi besim dhe do jemi nga pak të shtrënguar të gjithë
Qytetari ka gjithmonë të drejtë të kërkoi mbrojtje dhe qeveri ndaj asnjë kërkesë e qytetarit nuk merret me indiferentizëm
A ishte i logjikshëm reflektimi i menjëhershëm në produktet e shportës?
Nuk ishte i menjëhershëm.. nga shtatori ka qenë I njëjtë diskutimi. Ka pasur një diskutim të tillë jo në këtë lloj niveli, rritja ka nisur, sa herë që rritja e çmimeve është e importuar, rritja në bursat ndërkombëtare, kjo reflektohet në tregjet vendase për një periudhë të paktën pas 6 mujore. Kapërcimi shumë i lartë ndodhi edhe për shkak të luftës.
Nuk kemi një situatë të menjëhershme të befasishme.
Thatë se qytetarët s duhet të jenë në panik, por retorika e përdorimit të km a e ndikon direkt konsumatorin?
Nuk mendoj se vjen nga fjala e km , jetojmë në botën e teknologjisë dhe qytetarët e mësojnë në kohë reale. Qytetarët duhet të vazhdojnë jetën normale duke parur parasysh që disa shtrëngesa do të ndodhin.
Duhet të ketë mirëkuptim mes palëve, fjala panik duhet të largohet dhe duhet Zëvendësuar me fjalën mirëkuptim. Qeveria do të jetë gjithmonë aty për ta mbikëqyrur në interes të qytetarit.