Publicisti Frano Kulli vlerësohet çmimin 'At Zef Pllumi'

22 Shkurt 2021, 16:07| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 16:29

  • Share

Frano Kulli është vlerësuar me çmimin “At Zef Pllumi” në publicistikë e memuaristikë me librin “Kohë e përlyeme”. Teksa na rrëfen, se ky çmim është vlerësim i madh për vet emrin që mban, shton edhe se, duke mos qenë pjesë e burokracive shtetërore në këto tre dekada, ka qenë i lirë të shpreh mendimin e tij për çdo padrejtësi që ka vrejtur, veçanërisht në fushën e kulturës

“Ka qenë një vlerësim i madh, së pari sepse, emri At Zef Pllumi është i rëndësishëm në memuaristikë, por edhe sepse me këtë çmim janë vlerësuar emra të rëndësishëm në fushën e letrave shqipe”, thotë publicisti Frano Kulli.

Përmes katër kapitujve, si “Kokëderrat” e kënaqun dhe… “Sokrati” i vuejtun”,  “Fishta… dhe hijet përreth”, “Martirët dhe ndërgjegjja jonë e përlyeme” dhe  “Tymnajë, show dhe kohë e çmendur” autori ngre probleme, dukuri edhe fenomene, që shqetësojnë njerëzit e letrave

 “Unë e kam çmuar edhe çmoj si një nga shqetësimet kryesore, se kokëderrat janë pengesë e madhe për sokratët e paktë të letrave shqipe. Diferenca e kokëderrave në vendin tonë është shumë e madhe me burokracitë e vendeve përreth. Një komunë e Kosovës ka buxhet më të madh se Ministria e Kulturës në Shqipëri. Kjo tregon se burokracia shtetërore është shumë e dëmshme për kulturën. Sigurisht që edhe për një njeri që merret me publicistikë i përcjell këto mesazhe në opinionin publik. Unë personalisht kam qenë më i lirë, sepse s’kam pas punë me punët e  shtetit”, thotë Kulli.

Juria që përzgjodhi fituesit e edicionit të katërt të këtij çmimi përbëhej nga poeti Rudolf Marku, shkrimtarja Vera Bekteshi dhe gazetari Aleksader Çipa.  Për memuaristikë u vlerësua edhe shkrimtari Bashkim Shehu me "Liri Belishova dhe koha e saj". Me çmim të dytë u vlerësua Marçel Hila me “Djaj dhe ëngjej të masakruar ”- çmimi i II-të.  

Ndërsa, u akorduan, gjithashtu edhe 2 çmime nderi : At Aleks Baqli (pas vdekjes) - Kujtime  dhe Zef Përgega - Arkëmorti i përgjakur .Në këtë konkurs, ndër vite janë nderuar me këtë çmim: Ismail Kadare, Mustafa Nano, Preç Zogaj, Mons. Gjergj Meta, Besnik Mustafaj, Alfred Lela, Belina Budini,Vera Bekteshi, Sabri Hamiti...

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?