Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’

28 Shkurt 2023, 20:34| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 20:57

  • Share

Njerëzit kanë tre jetë, privaten, publiken dhe atë sekreten-thoshte shkrimtari Gabriel Garcia Marques.

Jo në pak raste të treja krijojnë një lloj konfuzioni për të mbetur siç janë, veçanërisht kur fjala është njerëzit me një profil publik. Si ta menaxhojmë famën? A mund të jetë jeta private tërësisht publike? A mund ta ruash privatësinë tënde kur je njeri publik?

Këto pyetje ngacmuan bisedën e radhës në “Esencë” me panelistët ambientalistin Sazan Guri, koreografin Dritan Brama dhe moderatoren Atalanta Kërçyku.

Të ftuarit pranuan se sot fama matet me numrin e ndjekësve në Instagram dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar tërësisht mënyrën sesi konsiderohet fama sot.

Ata pranuan se një jetë diskrete për personazhet e famshëm është thuajse e pamundur.

'Edhe pse jam diskrete, sërish publiku është gati për sulm' - shprehet moderatorja Atalanta Kërçyku. Ajo shton se i ka kushtuar shumë të qenit e famshme dhe nuk nguron as ta përmendë edhe si një lloj ndërgjegjësimi faktin që shumë njerëz me profil publik kanë vuajtur psikologjikisht presionin e famës.

Panelistët pranojnë se në Shqipëri fama nuk të bën të pasur dhe as paraja as fama nuk kanë rëndësi para disa gjërave të tjera më të rëndësishme në jetë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?