Publikimi i fotove nga morgu i Tiranës, aktivistja e revoltuar: Opozita s'ka për të korrur kurrë fitore me kauzën e COVID, mbi varre të tilla s'ngrihen dot lapidare pushteti

20 Nëntor 2020, 23:11| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 23:14

  • Share

Aktivistja Brizida Gjikondoi ka reaguar tepër e indinjuar për disa foto nga morgu i QSUT-së që janë publikuar nga disa media, ku trupat e të vdekurve janë të shtrirë në tokë. Gjikondi shkruan se këto foto skandaloze nuk duheshin publikuar kurrë dhe se duke shkelur mbi dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve, disa media i kanë publikuar vetëm për politikë me shpesën se opozita mund të vijnë në pushtet. Ajo akuzon drejtorin e morgut se ka bërë ' fotoreporterin kob'zi, si i thekur i LSI'-së, ndërsa shton se opozita nuk mund të marrë dot fitore me kauzën e covid  me shpresën se mund të ngre lapidare pushteti mbi varre të tilla.

"Kishte 3 ditë që mbështetësit e PD mburreshin nëpër rrjete me eufori dhe histeri që për punë ditësh do dilnin foto të tilla që do e rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashes do dukej lule..Tani që vij në shtëpi dhe hap mediat sociale.. llahtarisem.. foto nga ambjente morgu ?!
Po ku është lumturia këtu ..
Ku është entuziazmi..
Po si ka mundësi të jemi kaq gjakprishur dhe pa kod moral..
Po pse kështu vihet në pushtet o damlla..
Mirë drejtori i morgut si i thekur i LSI ka bërë fotoreporterin kob'zi, po ju.. ?!
Shqipëria dhe shteti shqiptar ka shume probleme.. por fitore me kauzën e kovidit skeni për të korrur kurrë, mbi varre të tilla nuk ngrihen dot lapidare pushteti.
Turp !!!",  shkruan Gjikondi.

Më herët, në lidhje me foto e publikuara, reagoi edhe Drejtoria e Institutit të Mjekësisë Ligjore duke shprehur indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë, por kanë theksuar se në këtë situatë të mbingarkuar morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t'i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 21/11/2020 08:51

    Ja, prokuroria për të zbuluar këta qelbësira qê sajojnë skena të tilla duhet të hetojë. Drejtori i morgut duhet të pushohet në vend edhe po të jetë e vërtetë edhe po të jetë e sajuar ajo skenë. Lulzim Basha bashkë me atë B. ..-n tjetër qê e ka trainer s'u ngopën duke përdhosur të gjallët por tani po u qepen edhe të vdekurve. Po le të hedhin tymuese sa tê duan, shërbimi i tyre ndaj Serbisë nuk mbulohet me asnjë lloj mjegulle e tymi.

    Përgjigju
  • Lala: 21/11/2020 01:50

    Po nga momenti qe ke turp te tregosh mbiemrin e marteses natyrisht qe ke “per te fituar” oti LSI, Komunizem Lal Hekri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?