Publikim i informacioneve të MEMEX nga hakerat? Reagon Policia e Shtetit: Nuk janë dëmtuar të dhëna sensitive

3 Tetor 2022, 15:16| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 15:38

  • Share

1664803039_6400633add5dad819.jpg

Policia e Shtetit garanton shqiptarët se asnjë e dhënë sensitive nuk është prekur apo dëmtuar nga sulmi kibernetik.  Në një reagim pas publikimit të të dhënave për të cilat pretendohet të jenë nga sistemi MEMEX, ku regjistrohen personat që janë nën hetim, policia thotë se deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

 “Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.


Lajmi kryesor:

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, publikohen një listë që pretendohet të jetë informacioni i sistemit ‘MEMEX! Policia: S'janë dëmtuar të dhëna sensitive, po hetojmë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?