Trajneri Edy Reja ka bërë dy ndryshime për ndeshjen përballë Moldavisë duke ulur në stol kapitenin Memushaj dhe Lenjanin. Në vend të tyre do të luajnë Amir Abrashi në mesfushë i cili do të marrë dhe shiritin e kapitenit ndërsa ka vend në formacion dhe për Lorenc Trashin, lojtarin e Partizanit i cili do të ketë shansin të luajë si mesfushor i majtë në vend të Lenjanit.
Abrashi nuk luajti asnjë minutë përballë Turqisë, por mesfushori shtatshkurtër është me mjaft eksperiencë në kombëtaren shqiptare dhe një lojtar konstant sa i përket pozicionit të tij.
Ndërkohë Reja konfirmon në portë Strakoshën, në mbrojtje Veseli, Gjimshiti, Dermaku dhe Ismajli , më mesfushë Gjasulën dhe Baren duke hequr Memushajn dhe Lenjanin ndërsa sulmin ia beson përsëri dyshes Manaj- Cikalleshi. Sërish italiani tenton me skemën tradicionale 3-5-2.
Ndërsa moldavët hedhin në fushë 11-shen, Coselev, Mudrac, Prepelita, Posmac, Graur, Reabciuk, Ionita, Anton, Cebotaru, Sidorenco dhe Suvorov.
Lajmi kryesor: